Elbasan/'Mos u afroni, do ju hedh në erë'! 5 orë të shtëna me armë dhe negociata, RENEA ekzekuton 71-vjeçarin me snajper! I moshuari bëri rezistencë, ktheu shtëpinë në 'bazë ushtarake', sekuestrohet mbi 1 kg tritol dhe armë

ELBASAN- Ekzekutohet me snajper nga forcat RENEA Lefter Zhidru, 71-vjeçari që mbajti nën terror qytetin e Elbasanit për më shumë se 5 orë. Ngjarja ndodhi në lagjen "11 Nëntori", ku ish- gruaja e 71-vjeçarit ka njoftuar policinë pas sherrit në familje me ish-bashkëshortin e tij. Me të mbërritur policia rreth orës 13:30, 71-vjeçari ka bërë rezistencë dhe ka qëlluar në drejtim të efektivëvë për më shumë se 20 herë, duke lënë të plagosur 2 kalimtarë, L. S., 22 vjeç dhe A. K., 21 vjeç, të dy jashtë rrezikut për jetën. Fatmirësisht, edhe ish- gruaja e 71-vjeçarit Floresha Zhidru dhe e bija e tij 14-vjeç A. Zhidru janë nxjerrë nga banesa të palënduara.

Forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme e RENEA i bënë thirrje të moshuarit të dorëzohet për orë të tëra, por ai vijoi të bëjë rezistencë duke qëlluar vazhdimisht në drejtim të Policisë. Ndërkohë rreth orës 18:10 policia ndërhyri, fillimisht u dëgjuan disa shpërthime e të shtëna, më pas u raportua së Lefter Zhidru u vra nga efektivët e RENEA-s.

Në momentin që forcat speciale RENEA po ndërhynin në banesë, ata shpërthyen derën por u përballën me 71-vjeçarin i cili i sulmoi përsëri me breshëri plumbash duke rrezikuar jetën e tyre, por falë mburojës metalike kolektive nuk është lënduar ansjë punonjës i efektiv.

Në banesën e 71-vjeçarit është gjetur një armë zjarri kallashnikov, një sasi të konsiderueshme municioni luftarak dhe disa kallëpe me lëndë plasëse të montuara me kapsolla detonatore gati për shpërthim. Arsyeja se përse ky operacion ka zgjatur kaq shumë është sepse ai kishte kthyer banesën e tij në një "minë me sahat" pasi kishte lidhur 1 kg tritol me disa bombola gazi. Në banesë ishte 1 kg tritol që ishte i lidhur me bombola gazi dhe një sistem elektrik duke e vështirësuar ndërhyrjen e efektivëve të policisë. Për këtë arsye policia ka bërë ekzekutimin e tij me snajper. 

71-vjeçari Lefter Zhidru ka qenë ish punonjës i fabrikës se armëve në Mjekës të Elbasanit. Puna e tij në fabrikën e armëve i ka dhënë edhe njohurit për municionet dhe tritolin që iu gjet në banesë. I moshuari prej vitesh punonte si gomist, pas lirimit nga puna në fabrikën e armëve.

Më herët me 71-vjeçarin foli në telefon dhe vajza e tij e cila i është lutur që të dorëzohet por pa rezultat, ndërsa mësohet se gjatë diskutimit në telefon me vajzën e tij 14-vjeçare për t'u dorëzuar i ka thënë që t'i raportojë efektivëve që "të largohen ose do i hedh në erë". Edhe familjarë të Lefter Zhidrut provuan të negociojnë për dorëzimin por pa sukses. Lefter Zhidru njihej si person problematik nga banorët e lagjes teksa vlen të theksohet se ai është proceduar penalisht gjatë kohës së karantinës pasi ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij.

Në vendngjarje shkoi dhe drejtori i përgjithshëm i shtetit, Ardi Veliu si dhe numri 2, Tonin Vocaj dhe kreu i prokurorisë Tiranë Kreshnik Ajazi. Qytetarët që jetonin pranë banesës së 71 vjacerit u evakuan ndërsa policia u bëri thirrje banorëve të pallateve përreth që të mos dalin deri në përfundimin e operacionit.

Report Tv mësoi se 4 efektivë të forcave 'Shqiponja' shpëtuar për mrekulli nga plumbat e 71-vjeçarit. Veprimi i tyre në kohë të shpejtë, duke i ngjitur një kat më lart se banesa e autorit (kati i dytë), u ka shpëtuar jetën.

Forcat RENEA në aksion afër banesës

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:59
71-vjeçari ish punonjës në fabrikën e armëve në Elbasan

71-vjeçari Lefter Zhidru ka qenë ish punonjës i fabrikës se armëve në Mjekës të Elbasanit. Puna e tij në fabrikën e armëve i ka dhënë edhe njohurit për municionet dhe tritolin që iu gjet në banesë. 

I moshuari prej vitesh punonte si gomist, pas lirimit nga puna në fabrikën e armëve.

Ora 21:02
Elbasan/ Video nga momenti i largimit nga banesa të trupit të 71-vjeçarit të ekzekutuar nga policia

Grupi hetimor ka larguar mbrëmjen e sotme trupin e 71-vjeçarit, ku ReportTv siguron videon e nxjerrjes së tij nga banesa dhe dërgimin në morgun e  spitalit.

Ora 19:58
Report Tv siguron videon ku dëgjohen të shtënat e RENEA-s ndaj 71-vjeçarit

Report Tv ka siguruar një video ku dëgjohen të shtënat me breshëri që RENEA ka qëlluar ndaj 71-vjeçarit.

Ora 19:53
FOTOLAJM/ Makina e parkuar qëllohet me plumb nga 71-vjeçari

Një makinë e parkuar e një qytetari në lagjen "11 nëntori" është goditur me një plumb nga të shtënat e 71-vjeçarit. Makina ka qenë e parkuar përballë shtëpisë së të moshuarit.

Ora 19:30
Ngjarja në Elbasan, Balla: Policia bëri gjithçka mundi dhe ashtu siç duhej

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas përfundimit të operacionit të Policisë së Shtetit në Elbasan, ku u bë i mundur neutralizimi i shtetasit Lefter Zhidru i cili hapi zjarr ndaj forcave të policisë për disa orë.

Përmes një postimi në facebook Balla deklaron se policia bëri gjithçka mundi dhe ashtu siç duhej, por askush nuk mund të guxojë të rrezikojë jetën e qytetarëve dhe të punonjësve të Policisë

"Policia e Shtetit është në krye të detyrës në mbrojtje të jetës së qytetarëve dhe garantimit të rendit publik. Shërim të shpejtë dy djemve të rinj që pabesisht teksa kalonin rrugën ranë pre e sulmit sot në Elbasan. Policia bëri gjithçka mundi dhe ashtu siç duhej, por askush nuk mund të guxojë të rrezikojë jetën e qytetarëve dhe të punonjësve të Policisë", shkruan Balla.

Ora 19:28
"Mos mu afroni se ju hodha në erë", 71-vjeçari kërcënoi forcat RENEA! Trupi i tij ende në banesë

Gjatë ndërhyrjes së forcave RENEA, 71-vjeçari i ka kërcënuar se do t'i hidhte në erë. Ai po fliste me të bijën e cila i kërkonte që të dorëzohej. Kjo pasi ai e kishte kthyer banesën në një "minë" ku kishte lidhur disa bombola gazi, disa kallëpe tritoli si dhe shashka shurdhuese. Trupi i Lefter Zhidrut është ende në banesë.

Ora 19:19
SKEDA/Lefter Zhidru, person problematik! Është proceduar gjatë pandemisë për dhunë ndaj ish-bashkëshortes

71-vjecari Lefter Zhidru nga fshati Xarrë i Sarandës me banim në lagjen "11 Nëntor" të Elbasanit humbi jetën gjatë një përplasje me policinë, duke hapur qëlluar ndaj tyre. Mesditën e kësaj të enjte ai shkaktoi terror në qytet duke qëlluar me breshëri armësh nga banesa e tij në drejtim të forcave të policisë. Për pasojë mbeten të plagosur dy djem të ri, kalimtarë të rastësishëm. Gjithçka nisi pas një konflikti familjar. 71-vjecari është proceduar penalisht edhe gjatë muajve të pandemisë pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-gruas se tij. Ndërkohë banorët e zonës shprehen se Zhidru ka qenë njeri problematik dhe se ka ushtruar dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij.

Policia u njoftua rreth orës 13:00 nga ish-bashkëshortja Floresha Zhidru e cila kërkoi ndihmë ndihmën e policisë duke telefonuar se është dhunuar nga ish burri që e kërcënonte edhe me armë. Në terren kanë mbërritur forca të shumta policie, snajperat e RENEA-s. Kjo situatë ka krijuar panik edhe tek banorët dhe kalimtarët të cilët nga frika teksa ndodheshin aty janë shtrirë në tokë për të shmangur plumbat. Fatmirësisht ish gruaja dhe vajza 14 vjeçare e çiftit të divorcuar janë marrë nga policia ndërsa në përballjen e parë me agresorin kanë rrezikuar jetën edhe katër polic të reparti Shqiponja në Elbasan. Ndërsa ngjarja është shënuar në një lagje të banuar të Elbasanit dhe në momentet e para dhe shumë banorë janë evakuuar nga pallati pesë katësh tek lagja 11 nëntori.

Ora 19:03
Detaje nga operacioni/ Policia shpërthen derën, 71-vjeçari gjuan në drejtim të tyre, ekzekutohet! Sekuestrohet municion luftarak dhe lëndë plasëse

Policia ka dhënë detaje nga operacuionii  sotëm ku mbeti i ekzekutuar 71-vjeçari Lefter Zhidru. Pas 5 orë negociatash, fillimisht nga Policia Vendore e Elbasanit dhe më pas nga grupi negociator i Renas dhe i grupeve taktike të Reneas me shtetasin Lefter Zhidru, për t’u dorëzuar, ky shtetas nuk i është bindur në asnjë çast thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar, por ka reaguar me armë ndaj grupit negociator dhe grupeve taktike të Reneas që po negocionin me të.

Ndodhur në kushtet e mosbindjes për t’u dorëzuar, forcat speciale Renea kanë ngushtuar rrethimin e banesës ku ndodhej 71-vjeçari.

Shtetasi Lefter Zhidru, kur ka parë që forcat Renea po i afroheshin derës së banesës, ka hapur përsëri zjarr në drejtim të Policisë.

Në kushte të larta sigurie për jetën e punonjësve të Policisë, Renea i ka bërë përsëri thirrje për të hapur derën dhe t’i dorëzohej Policisë, por përsëri 71-vjeçari ka reaguar me armë dhe në këto kushte Renea ka shpërthyer derën për të hyrë në banesë.

Në momentin që forcat speciale Renea po ndërhynin në banesë 71-vjeçari ka sulmuar përsëri me breshëri plumbash Forcat Renea duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre, por falë mburojës metalike kolektive nuk është lënduar asnjë punonjës i Reneas.

Në kushtet e vetëmbrojtjes forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur më zjarr dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit, 71-vjeçari ka mbetur i vrarë.

Grupi Hetimor, nën drejtimin e prokurorit, ndodhet në vendngjarje dhe në banesën e 71-vjeçarit ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, një sasi të konsiderueshme municioni luftarak dhe disa kallëpe me lëndë plasëse të montuara me kapsolla detonatore gati për shpërthim.

Ora 18:58
Lefter Zhidru njihej si person problematik! Është proceduar gjatë pandemisë për dhunë ndaj ish-bashkëshortes

71-vjecari është proceduar penalisht edhe gjatë muajve të pandemisë pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-gruas se tij.

Ndërkohë banorët e zonës shprehen se Zhidru ka qenë njeri problematik dhe se ka ushtruar dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij.

Ora 18:56
FOTOLAJM/ Mburoja 'hero' i policëve që u shpëtoi jetën gjatë ndërhyrjes, 71-vjeçari gjuajti me 8 plumba ndaj efektivëve

1600966424_renea.jpg

Mburoja që mbrojti policët nga të shtenat me plumba të 71-vjeçarit

Policia publikon foton e helmetës mbrojtëse të policisë, ku vetëm në njërën prej tyre është qëlluar 8 herë nga 71-vjeçari, gjatë ndërhyrjes së tyre. Kjo mburojë ka mbrojtur efektivët që të mos lëndohen gjatë ndërhyrjes

Ora 18:45
Sekuestrohet një sasi tritoli dhe disa shashka në banesën e 71-vjeçarit

Në banesën e 71-vjeçarit, pas ekzekutimit të tij, është gjetur një sasi kallëpesh tritoli dhe disa shashka.

Ora 18:42
I moshuari gjuan me armë, policia me mburoje anti-plumb

Policia dhe Forcat RENEA përdorën mburoje anti-plumbi për t'u ruajtur nga të shtënat me armë që bënte gjatë gjithë kohës 71-vjeçari Lefter Zhidru, i cili në fund u ekzekutua nga policia.

Mburoja anti-plumbi e përdorur nga policia
Ora 18:29
Pas 5 orësh rikthehet normaliteti në lagjen nr. 11 të Elbasanit! Banorët qëndrojnë të evakuuar

1600965273_banore.jpg

Pas ekzekutimit të 71-vjeçarit nga forcat RENEA, policia po kryen veprimet e fundit hetimore ndërkohë që banorët e pallateve rreth janë ende të evakuuar.

Ora 18:23
Elbasan, pamjet para banesës së 71-vjeçarit pas ekzekutimit të tij

Kamerat e Report Tv është pranë banesës ku u ekzekutua 71-vjeçari nga forcat RENEA. Ekzekutimi ndodhi pas 5 orësh negociatash për dorëzimin e tij, por i moshuari zgjodhi që gjatë gjithë kësaj kohe të qëllonte në drejtim të policisë duke bërë rezistencë.

Ora 18:10
RENEA përdori gaz lotsjellës gjatë ndërhyrjes në banesën e 71-vjeçarit

Gjatë ndërhyrjes së RENEA-së në banesën ku ishte kyçur 71-vjeçari janë përdorur dhe shashka shurdhuese si dhe gaz lotsjellës.

 

Ora 18:05
Pas 5 orësh rezistencë, ekzekutohet 71-vjeçari në Elbasan

1600964920_1600955144lefterzhidru.jpg

Forcat RENEA ekzekutojnë 71-vjeçarin Lefter Zhidru pas gati 5 orësh.

Ora 18:01
71-vjeçari bën sërish rezistencë, qëllon drejt RENEA-s

1600964604_1600963757polciia.jpg

71-vjeçari bën sërish rezistencë, qëllon drejt RENEA-s

Ora 17:56
Elbasan/ Të shtënat dëgjohen gjatë raportimit live

 

Të shtënat me armë zjarri në Elbasan ku vijon operacioni për të nxjerrë 71-vjeçarin nga banesa janë dëgjuar live gjatë raportimit të gazetarit të Report Tv.

Ora 17:54
Elbasan/ Dëgjohen sërish të shtëna me armë! RENEA ndërhyn për të evakuuar 71-vjeçarin

Në zonën ku vijon operacioni i RENEA-së janë dëgjuar të shtëna me armë. Pas rreth 4 orësh negociata, autoritetet kanë ndërhyrë për të evakuuar 71-vjeçarin.

Ora 17:33
Operacioni në Elbasan/ 71-vjeçari i kërkon RENEA-së të kontaktojë me djalin që ka jashtë shtetit

71-vjeçari i ka kërkuar RENEA-s djalin të cili aktualisht ndodhet jashtë shtetit.

Ora 17:03
Elbasan, vajza e 71-vjeçarit komunikon në telefon dhe i kërkon të dorëzohet

Me 71-vjeçarin ka folur në telefon dhe vajza e tij e cila i është lutur që të dorëzohet. Gjthashtu në zonën e rrethuar janë afruar dhe familjarë të 71-vjeçarit të cilët duan të ndihmojnë në negociatat për dorëzimin e tij.

Ora 16:57
Elbasan/ Evakuohet zona deri në përfundim të operacionit

Në pallatin ku po zhvillohet operacioni janë evakuuar të gjithë banorët. Ndërkohë policia u ka bërë thirrje banorëve të pallateve përreth që të mos dalin deri në përfundimin e operacionit.

Ora 16:25
Elbasan/ Mbërrin zjarrëfikësja! Do tentohet evakuimi i 71-vjeçarit nga banesa

Në vendngjarje ka mbërritur dhe një zjarrëfikëse. Mund të ketë një tentativë nga forcat e policisë për të hyrë në banesën e 71-vjeçarit e përmes shkallëve të zjarrëfikëses për ta nxjerrë nga banesa.

Ora 16:22
RENEA afrohet pranë banesës së 71-vjeçarit në Elbasan! Vijojnë negociatat për tu dorëzuar

Forcat RENEA janë afruar shumë pranë banesës së 71-vjeçarit. Ata po vijojnë negociatat me të për tu dorëzuar teksa burime për Report Tv bëjnë me dije që janë drejt fundit.

Ora 16:13
Drejtori i krimeve Tonin Vocaj mbërrin në Elbasan

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur drejtori i krimeve Tonin Vocaj si dhe Arben Dashi, drejtor kundër krimeve ndaj personit e pasurisë në Policinë e Shtetit.

Ora 14:54
71-vjeçari në Elbasan mbyllet në shtëpi, i vështirë neutralizimi! Mbërrijnë forcat Anti-ekploziv

Report Tv mëson se kanë mbërritur në banesën e 71-vjeçarit, forcat anti-eksploziv dhe makinat e blinduara. Kjo sepse i moshuari nuk ka dalë në ballkon dhe nuk po qëllon më, e për pasojë bëhet i vështirë neutralizimi i tij.

Ora 14:48
Report TV siguron foton/ Ky është 71-vjeçari që qëlloi për mbi 30 minuta në drejtim të policisë në Elbasan

1600953454_lefter.jpg

Personi që qëlloi me kallash ndaj policisë Lefter Zhidru

Report TV siguron foton. Ky është 71-vjeçari që qëlloi për mbi 30 minuta në drejtim të policisë në Elbasan

1600951869_lefter.jpg

Personi që qëlloi me kallash ndaj policisë Lefter Zhidru
Ora 14:31
Të shtënat me armë në Elbasan/ U zhvendosën menjëherë në kat të tretë, shpëtojnë për mrekullisht 4 efektivë të Shqiponjave

1600950421_snajeperrenea.jpg

Report Tv mëson se 4 efektivë të forcave 'Shqiponja' kanë shpëtuar për mrekulli nga plumbat e 71-vjeçarit. Veprimi i tyre në kohë të shpejt, duke i ngjitur një kat më lart se banesa e autorit (kati i dytë), u ka shpëtuar jetën.

Ora 14:24
'Të armatosur deri në dhëmbë'/ Momenti kur forcat RENEA mbërrijnë në Elbasan (VIDEO)

Ky është momenti ku forcat e RENEA-s, të armatosur deri në dhëmbë kanë ndërhyrë për neutralizimin e 71-vjeçarit Lefter Zhidru.

Ora 14:09
Të shtënat me armë në Elbasan/ Policia jep njoftimin zyrtar

Policia jep njoftim zyrtar për ngjarjen ku një person po qëllon me armë në drejtim të tyre.

"Më datë 24.09.2020, rreth orës 13:20, në lagjen "11 Nëntori", Elbasan shtetasja F. Zh., ka patur një konflikt me bashkëshortin e saj, shtetasin Lefter Zhidru, 71 vjeç, i cili në momentin që ka shkuar Policia është futur në banesë dhe ka qëlluar dhe vijon të qëllojë me armë zjarri kallash në drejtim të forcave të Policisë. 

Forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme janë pozicionuar dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe vijojnë t’i bëjnë thirrje këtij shtetasi të dorëzohet, i cili vijon të bëjë rezistencë duke qëlluar vazhdimisht në drejtim të Policisë.

Si pasojë e të shtënave janë plagosur jashtë rrezikut për jetën dy shtetas, L. S., 22 vjeç dhe A. K., 21 vjeç, kalimtarë të rastit, në momentin që ky shtetas ka filluar të qëllonte me armë në drejtim të Policisë. Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur menjëherë forcat e FNSH dhe të RENEA-s, për të bërë neutralizimin dhe kapjen e shtetasit që vijon të qëllojë me armë në drejtim të Policisë.

Shtetasi Lefter Zhidru vijon të qëllojë me armë duke bërë rezistencë edhe pas thirrjeve të pandërprera të Policisë. Banesa nga e cila po qëllon ky shtetas është e rrethuar dhe Policia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit", njofton policia. 

Ora 14:00
Të shtënat me armë në Elbasan/ Gruaja thirri policinë për dhunë familje, nxirret nga banesa bashkë me vajzën! Babai vijon të qëllojë në drejtim të policisë

Personi i cili po vijon të qëllojë në drejtim të policisë është ende në banesë, ndërkohë që bashkëshortja e tij dhe vajza janë nxjerrë nga uniformat blu. ka qenë gruaja e cila ka njoftuar policinë për dhunë në familje, por më pas personi ka bërë rezistencë duke qëlluar në drejtim të tyre. Policia ka zgjeruar perimetrin e sigurisë.

Ora 14:00
Identifikohet autori/ Ky është personi që po qëllon me armë në drejtim të Policisë së Elbasanit

1600948864_elbasan7.jpg

Report Tv ka identifikuar personin i cili nga dritarja e shtëpisë po qëllon në drejtim të policisë. Mësohet se ai është Lefter Zhidru 71 vjeç. 

Ora 13:54
Personi në Elbasan vijon të qëllojë në drejtim të policisë, plagosen 2 kalimtarë të rastit

Policia njofton se si pasojë e të shtënave me armë në Elbasan janë plagosur dy kalimtarë të rastit, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ora 13:49
U njoftua për konflikt në familje, personi qëllon me armë në drejtim të policisë! Rrethohet banesa

Report Tv mëson detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Elbasan. Mësohet se një person ka pasur një konflikt me familjarët, Familjarët kanë njoftuar policinë dhe në momentin që uniformat blu kanë shkuar në banesë ka qëlluar në drejtim të tyre dhe në ajër. Personi ende i paidentifikuar ndodhet ende në banesë, teksa nuk dihet ende nëse ka të plagosur. Policia ka rrethuar banesën.

Ora 13:45
Gazetari i Report Tv po raportonte, momenti kur dëgjohen 'live' të shtënat me armë në Elbasan (VIDEO)

Në momentin që gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi po raportonte për ngjarjen e rëndë në Elbasan, dëgjohen 'live' të shtënat me armë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 25/09/2020 07:57

    Njeri i deshperuar qe ka humbur gjithçka, s'ka ditur si t'i jap fund jetes se tij pa buje. Mire qe u mbyll me kaq, pa viktima te pafajshme.

    Përgjigju
  • Visi: 24/09/2020 19:47

    Po pse u be gjithe ajo zhurme kot po ti kishin fut i gaz lotsjells e kishte dale vete si bq perjashta

    Përgjigju
  • hason snajperisti: 24/09/2020 19:31

    I lumte gishti RENEAS-it qe qelloi.Keshtu e meritojen muterit

    Përgjigju
  • LORA: 24/09/2020 18:22

    E meritonte plumbin, se terrorizoi nje qytet te tere.

    Përgjigju
  • BENI: 24/09/2020 18:02

    KENI HARRUAR VETEM AVIONET,,,APO HARROVA i coi saliu per skrap..

    Përgjigju
  • Polhiçat: 24/09/2020 17:38

    Jam vendas,ne zonen ku po ndodhte tragjedia e ketij plakut i shoku im shpetoi per mrekulli nga plumbat qe i qelloi ky i shkret,dhe akoma me te shkrete se sa ky plaku ishin forcat e policise qe nuk ndalonin qarkullimin drejt vendit te rrezikut,kam rastin te deshmoj se sa vlere kane keto derra te pa shkolle ,qe ate vend pune e kane zene me miq dhe qe dine te bejne si te forte vetem me fshataret e varfer naper trotuare ose me njeres te urte dhe pa perkrahje.

    Përgjigju
  • Bravo: 24/09/2020 15:33

    Bravo i qoft ca dreqin do ish gruja aty do ti mori pronen a qe se ka vra edhe un te jjten gjo do boja do e balcamosja ne vend ish gruan.!

    Përgjigju
    • Injoranca: 24/09/2020 21:10

      Hajde injorance hajde

  • pipi: 24/09/2020 15:17

    Sa me seriozitet e merr shteti kete 71 vjecarin. Po cubat e qe bejne ligjin neper Elbasan dhe sulmojn policine me audi e me arme, pse nuk merren kaq seriozisht. Shtet pordhac.

    Përgjigju
    • per ata lart: 25/09/2020 12:04

      kam une per te shtuar. Tu shoh kur tju vije te pallati juaj sa bukur flisni. Vetem te shteti kerkoni merrni ca mundi nuk jepni asgje dhe shani. kaq

    • E drejte: 24/09/2020 21:10

      Nuk kam asgje tjeter per te shtuar

  • LoniBy: 24/09/2020 14:55

    Ta provoje burgun sa ka jete, fundja te behet pishmen ca ka humbur deri 70 vjec, se dro i pelqen ;)

    Përgjigju
  • Robert Leshi: 24/09/2020 14:47

    Kush do bast qe ky eshte fondamentalist nga ata me mjekerr te gjate ...

    Përgjigju
  • Fjolla: 24/09/2020 14:37

    Jam Fjolla nuk e meritoj arrestin ne shtepi , meritoj Burgun se ajo arme qe plagosi keta dy kalimtare te pafajshem eshte nje nga armet qe kam trafikuar me perpara.

    Përgjigju
  • RENEA: 24/09/2020 14:26

    Te veprohet njesoj si me Kacifas! Ka ikur koha e cubave!

    Përgjigju
    • E drejte: 24/09/2020 21:11

      Ja pa merak do dali grek dhe ky dhe shteti i greqis do fillon te ankohet e do i bejn nje lapidar

    • Renea e leshit: 24/09/2020 16:13

      Kacifasi u vra kot ,nuk i dhan shanc fare per te jetuar edhe nuk e qelloi fare policin ..

  • ferdi: 24/09/2020 13:45

    mire ja kane bere se jane me ramen, keta kriminele te thjeshte buken duan te nxjerrin, apo jo o demokrat bashes se sales ;)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!