Babë e bir, Etem dhe Dino Muhaj janë prej dy vitesh në paraburgim për vrasjen e Alket Muhos në fshatin Rabije të Memaliaj.
Në seancën e fundit gjyqësore janë marrë në pyetje dëshmitarët, të cilët kanë mohuar të kenë dijeni për ngjarjen.
Nga ana tjetër, avokati Tahir Novi pretendon se po mbahen padrejtësisht pas hekurave, pasi prokuroria nuk ka prova për fajësimin e tyre.
"Prokurori ka paraqitur një kërkesë për gjykim me prova indirekte sikurse e shkruan ai vetë në kërkesën ankimore. Nuk ka asnjë provë direkte në faktin se janë të pandehurit ata që kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen. Janë pyetur një numër jo i vogël dëshmitarësh por asnjë prej tyre nuk thotë se ka qenë i pranishëm dhe ka parë asgjë në lidhje me kryerjen e vrasjes" - tha avokati Tahir Novi.
Bashkëshortja e Muhajt, ka deklaruar se është vrarë nga trafikantët e drogës dhe jo nga kushërinjtë.
"Një pjesë e dëshmitarëve janë të gjithë të akuzuar dhe kanë vuajtur dënim për kultivim të bimëve narkotike. Gruaja e të ndjerit në hetim është shprehur se burri i saj është vrarë nga personat që kultivonin lëndë narkotike. Është larguar nga Shqipëria në Francë dhe nuk është paraqitur në gjykimin e çështjes" - tha së fundmi avokati.
Gjyqi ndaj Etem dhe Dino Muhajt zhvillohet prej një viti në Gjykatën e Faktit në Gjirokastër me gjyqtar Pëllumb Vehbi dhe prokuror Julian Cafka. Ndër dyshimet kryesore të organit të akuzës është se Alket Muhaj është vrarë për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie.
Mirëpo mbrojtja pretendon se Etem dhe Dino Muhajt nuk kanë lidhje me vrasjen pasi nuk kanë qenë në fshat më 8 Shtator 2018, kur u gjet i pajetë 43-vjeçari. Seanca e radhës për këtë çështje u caktua më 18 janar 2021.
E.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3609
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Memaliaj/ Pjesë e një grupi kriminal, 46-vjeçar arratiset nga 'arresti shtëpiak', policia në kërkim
10 Dhjetor 2024, 13:44
-
Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin
24 Nëntor 2024, 13:16
-
Gjirokastër/ I shpallur në kërkim për vjedhjen e një makine në një lavazh në Memaliaj, arrestohet 45 vjeçari
5 Nëntor 2024, 13:01
-
I vranë të birin dhe të vëllanë në 2 atentate! Flet nëna e Aleksandër Sadikajt: Policia e Tiranës ka emrat e autorëve dhe porositësve! Janë të njëjtët
11 Tetor 2024, 10:19
-
Memaliaj/ Vranë bashkëfshatarin e tyre, mbeten në burg autorët e dyshuar, zbutet masa e sigurisë për Darovi Ajdinin
4 Tetor 2024, 16:44
-
‘S'jam i kënaqur me Policinë e Shtetit’/ Hoxha jep shpjegime te Siguria: Atentati në Memaliaj alarm për policinë! Ministri, opozitës: Tentuat ta manipulonit vrasjen e Progës
23 Shtator 2024, 10:52
-
Vranë me thikë Faik Ajdinin në Memaliaj, 23 vjeçari kyç gojën në gjykatë
25 Gusht 2024, 11:42
-
Vranë fqinjin për 4 trungje, gjykata e Gjirokastrës lë në burg babain, liron të birin! Nesër del në gjykatë ekzekutori
24 Gusht 2024, 16:20
-
Vrasja e 72-vjeçarit në Memaliaj, autori e qëlloi me sëpatë pas sherrit për një gardh, shpallet në kërkim! Në pranga babë e bir, bashkëpunëtorë në krim
21 Gusht 2024, 07:52
-
Vritet 72 vjeçari në Memaliaj, Dy goditje në kokë i morën jetën! Autori e hodhi në humnerë pas vrasjes! Prej 48 orësh familja kishte humbur kontaktet, policia identifikon autorin
20 Gusht 2024, 11:20
-
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas 75-vjeçaren! E moshuara dërgohet në spital
24 Korrik 2024, 09:07
-
Atentati i trefishtë në Memaliaj, Softa në Studio Live: Zanafilla që në 2022! Gazetari: Autorët kanë lëvizur drejt Greqisë
22 Korrik 2024, 19:33