Ekzekutimi i Armando Beqirit në derë të shtëpisë në Islandë, 7 të arrestuar, mes tyre 'bosi i drogës'

Zbardhen detaje të tjera nga vrasja e 33 vjeçarit shqiptar Armando Beqiri në Reykjavík të Islandës të shtunën në derë të shtëpisë. Lidhur me vrasjen deri më tani janë arrestuar 7 persona. Mes të arrestuarve, është vetëm një Islandez kurse të tjerët janë shtetas të huaj, shumica jetojnë në Islandë.

Sipas medieve të huaja islandezi i arrestuar është Anton Kristinn, i cili raportohet se ka qenë aktiv në botën e drogës për vite me radhë. Ai është deklaruar i pafajshëm për përfshirje në veprimtari kriminale dhe apeloi urdhrin e paraburgimit në Gjykatën Kombëtare.

Të arrestuarit e tjerë që janë të huaj kanë punuar për Anton Kristinn, i cili raportohet se ishte në një pozicion të vështirë në botën e krimit këto ditë pasi akuzohej se kishte qenë informator policie për vite me rradhë. Të huajt thuhet se janë sjellë në Islandë për të mbrojtur Antonin.

Kujtojmë se Beqiri është ekzekutuar me pistoletë silenciator të shtunën në derë të shtëpisë, rreth orës 23:57, sapo ishe kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar makinën. Autori i cili po e priste e ka qëlluar me më shumë se 5 plumba, pas shpine, në qafë dhe kokë, duke bërë që 33 vjeçari të ndërronte jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Ai jetonte prej vitesh në Islandë dhe ishte pronar i një kompanie sigurie fizike, që në shumë pak kohë kishte arritur një sukses të mënjëhershëm. 33 vjeçari nga Tepelena  la pas gruan e tij shtatzënë dhe një djalë të vogël, të cilët ishin në shtëpi kur ai u qëllua. Ai dyshohet se është i përfshirë përfshirë në aktivitet kriminal, dhe një nga pistat e vrasjes së tij është për larje hesapesh.

1613638266_1613637552Rauagerismlioo11024x683.jpg

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Soli: 19/02/2021 16:38

    Dialog te menjehershem, nen mbikqyrjen e SHBA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 37-vjeçari, në automjet kishte 11 emigrantë

Gjirokastër/ Nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 37-vjeçari, në automjet kishte 11 emigrantë