
Eduart Reçi, Florjan dhe Shkëlqim Dukaj
Janë zbardhur komunikimet e fundit mes biznesmenit Eduart Reçi dhe autorëve të vrasjes së tij, vëllezërit Shkëlqim dhe Florjan Dukaj, 10 ditë përpara se Reçi të ekzekutohej në sy të gruas përpara shtëpisë.
“Mirëdita! Si jeni miku im? Sipas dakordësisë të lënë me propozimin tuaj për t’u takuar në datën 3 nëntor, po ju pres për t’ju takuar. Mua më ke gati. E mira është që në takimin e radhës të jeni të dy vëllezërit”, është mesazhi që Reçi i ka shkruar vëllezërve në konflikt për një pjesë të tokës të tij, të cilët vëllezërit ia kishin zaptuar duke ndërtuar një lokal.
Përgjigja e vëllezërve Dukaj ishte “takohemi ditën e shtunë ora11, se jam në punë deri vonë”, thuhet në dosjen hetimore. 10 ditë më vonë, Eduart Reçi ekzekutohet.
Në rolin e ekzekutorit ka qenë Shkëlqim Dukaj, gjithashtu dhe ish-efektiv i policisë, i cili në bashkëpunim me të vëllain, kishin thurur të gjithë planin e vrasjes.
Në dosjen hetimore janë dokumentuar dhe mesazhe nga facebook të Shkëlqim Dukës, “jam i interesuar për produkt me gamë zmadhimi 39 herë 40”. Shkëlqim Dukaj ka siguruar armën e krimit, dylbitë për vëzhgimin e Reçit si dhe ka zgjedhur vendin nga do të ekzekutonte objektivin duke analizuar dhe rrezen e kamerave të zonës. Vëllezërit Dukaj janë arrestuar nga policia 10 ditë pas ngjarjes.
Lajmi kryesor:
Ekzekutuan ndërtuesin Reçi, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq vëllezërit Dukaj: U ushtruan në poligon për qitje! Zbardhet mesazhi i fundit që u dërgoi biznesmeni










