TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për vrasjen e ndërtuesit Eduart Reçi në nëntor 2024 dhe ka dërguar për gjykim dy autorët e dyshuar, Shkëlqim dhe Florian Dukaj, vëllezër. Ndaj tyre rëndojnë akuzat ‘Vrasje me paramendim’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve’ dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’.
Reçi u qëllua me një plumb në kokë, nga ish-efektivi Shkëlqim Dukaj, për motive pronësie. 52-vjeçari Reçi, i cili ka qenë edhe pjesë e SHISH, ndër vite kishte ndërtuar, dy pallate dhe një vilë dhe të gjitha njësitë e banimit, garazhde, njësitë tregtare, vila etj., të cilat i kishte dhënë me qira, tek persona të ndryshëm. Reçi ka patur mosmarrëveshje për çështje pronësie me dy vëllezërit Dukaj, pasi një pjesë e lokalit të tyre ishte ndërtuar mbi tokën e Reçit.
Ky i fundit, ndonëse dy vëllezërit Dukaj i kishin pushtuar tokën e tij, kishte refuzuar që çështjen ta zgjidhte duke iu drejtuar institucioneve. Sipas organit të akuzës, Reçi u kishte kërkuar dy vëllezërve që ta lironin tokën në mënyrë vullnetare, por ata kishin refuzuar dhe kështu ka lindur edhe konflikti. Prokuroria e Tiranës thotë se Reçi u kishte propozuar edhe të ndërtonin një pallat, por dy vëllezërit Dukaj pretendonin se do tu cenoheshin sipërfaqen e tokës që e kishin zaptuar dhe kështu planifikuan vrasjen e 52-vjeçarit.
“Personi nën hetim Sh. D. së bashku me vëllanë e tij nuk kanë patur marrëdhënie të mira me viktimën E. R. sepse personat nën hetim prej shumë vitesh kishin ndërtuar lokalin pa leje dhe kishin pushtuar një pjesë të sipërfaqes së tokës në pronësi të viktimës. Megjithëse ky problem ishte diskutuar midis viktimës dhe personave nën hetim, nisur nga pozicioni i Sh. D., si oficer policie, viktima kishte hezituar ta zgjidhte çështjen në rrugë gjyqësore, dhe u kishte kërkuar ta lironin në mënyrë vullnetare. Meqenëse viktima u kishte propozuar të ndërtonin një pallat, personat nën hetim e kanë kuptuar se në rast ndërtimi të pallatit, viktima do të kërkonte sipërfaqen e tij takuese dhe ata do të cenoheshin në sipërfaqen e tokës që e kishin zaptuar padrejtësisht, si për pjesën takuese të viktimës ashtu edhe për pjesën tjetër që kishin ndërtuar lokalin pa leje në tokë që nuk ishte në pronësi të tyre. Në këto rrethana, për interes pasuror, ata kanë vendosur të realizojnë vrasjen e shtetasit E.R”, njoftoi Prokuroria e Tiranës.
Dy vëllezërit kishin planifikuar me detaje vrasjen e Reçit, siç rezulton edhe nga hetimet e zhvilluara prej një viti. Gjithçka është planifikuar nga ish-efektivi Shkëlqim Dukaj, i cili është ndihmuar edhe nga i vëllai. Ai ka parashikuar të gjitha rrethanat për realizimin e vrasjes, madje për të patur saktësi në realizimin e vrasjes kanë bërë edhe qitje në poligon. Shkëlqim Dukaj ka siguruar armën, dylbitë për vëzhgimin e Reçit, si edhe ka zgjedhur vendin nga ku do të qëllohej, një pallat përballë shtëpisë së Reçit. Ish-efektivi e ka nxjerrë ndërtuesin në pritë duke hedhur fillimisht fishkezjarre në oborrin e lokalit.
Me qëllim që të mos identifikoheshin nga kamerat e sigurisë, vrasjen e realizuan në orët e vona të mbrëmjes së 24 nëntorit 2024. Nga vëzhgimet e Reçit, para se ta vrisnin, ata kishin kuptuar se ndërtuesi çdo mbrëmje dilte të pastronte oborrin dhe kështu kishin zgjedhur që ta qëllonin nga pallati përballë.
“Për realizimin e vrasjes, krahas veprimeve për sigurimin e armës, personi nën hetim së bashku me vëllain e tij, kanë studiuar me imtësi dhe kanë përcaktuar kohën dhe vendin ku do të realizonin vrasjen, me qëllimin njëkohësisht që të mos diktoheshin dhe t’i shpëtonin përgjegjësisë penale. Ata, sipas një plani të detajuar, kanë vendosur që vrasjen e shtetasit E. R. ta realizonin natën me qëllim që të mos ekspozoheshin dhe identifikoheshin nga kamerat apo personat. Duke qenë në dijeni se viktima në mbrëmje dilte që pastronte oborrin, të pandehurit kanë vendosur që vrasjen ta kryejnë në distancë, nga një pozicion ku kishte pamje të oborrit para lokalit të viktimës dhe që ekzekutori të mos ishte i monitoruar nga kamerat dhe larg syve të njerëzve”, informoi Prokuroria e Tiranës.
Reçi ishte me bashkëshorten kur u qëllua për vdekje, ndërsa dy vëllezërit e dyshuar u arrestuan vetëm 10 ditë pas ngjarjes.
Ndërkohë nga dosja hetimore është zbardhur dhe komunikimi i fundit mes biznesmenit dhe dy vëllezërve Dukaj.
“Mirëdita! Si jeni miku im? Sipas dakordësisë të lënë me propozimin tuaj për t’u takuar në datën 3 nëntor, po ju pres për t’ju takuar. Mua më ke gati. E mira është që në takimin e radhës të jeni të dy vëllezërit”, është mesazhi që Reçi i ka shkruar vëllezërve në konflikt për një pjesë të tokës të tij, të cilët vëllezërit ia kishin zaptuar duke ndërtuar një lokal.
Përgjigja e vëllezërve Dukaj ishte “takohemi ditën e shtunë ora11, se jam në punë deri vonë”, thuhet në dosjen hetimore. 10 ditë më vonë, Eduart Reçi ekzekutohet.

Eduart Reçi, Florjan dhe Shkëlqim Dukaj
Janë zbardhur komunikimet e fundit mes biznesmenit Eduart Reçi dhe autorëve të vrasjes së tij, vëllezërit Shkëlqim dhe Florjan Dukaj, 10 ditë përpara se Reçi të ekzekutohej në sy të gruas përpara shtëpisë.
“Mirëdita! Si jeni miku im? Sipas dakordësisë të lënë me propozimin tuaj për t’u takuar në datën 3 nëntor, po ju pres për t’ju takuar. Mua më ke gati. E mira është që në takimin e radhës të jeni të dy vëllezërit”, është mesazhi që Reçi i ka shkruar vëllezërve në konflikt për një pjesë të tokës të tij, të cilët vëllezërit ia kishin zaptuar duke ndërtuar një lokal.
Përgjigja e vëllezërve Dukaj ishte “takohemi ditën e shtunë ora11, se jam në punë deri vonë”, thuhet në dosjen hetimore. 10 ditë më vonë, Eduart Reçi ekzekutohet.
Në rolin e ekzekutorit ka qenë Shkëlqim Dukaj, gjithashtu dhe ish-efektiv i policisë, i cili në bashkëpunim me të vëllain, kishin thurur të gjithë planin e vrasjes.
Në dosjen hetimore janë dokumentuar dhe mesazhe nga facebook të Shkëlqim Dukës, “jam i interesuar për produkt me gamë zmadhimi 39 herë 40”. Shkëlqim Dukaj ka siguruar armën e krimit, dylbitë për vëzhgimin e Reçit si dhe ka zgjedhur vendin nga do të ekzekutonte objektivin duke analizuar dhe rrezen e kamerave të zonës. Vëllezërit Dukaj janë arrestuar nga policia 10 ditë pas ngjarjes.
Komente










