Pas kontrolleve të kryera policia ka gjetur njërin prej automjeteve të përdorura nga autorët në vrasjen e çiftit Mujeci, mesditën e së dielës në Balldren të Lezhës.

Sipas burimeve, mjeti tip “Golf 5”, pa targa, i përdorur nga autorët, është gjetur, në Shkëmbin e Kuq. Dyshohet se automjeti është përdorur nga personat që kryen atentatin.

Në vendin ku u gjet mjeti, janë sekuestruar edhe prova të tjera materiale, të cilat pritet të dërgohen në laborator për analiza të mëtejshme.

Ndërkohë, policia vijon kontrollet në terren dhe punën hetimore për kapjen e autorëve.


Lajmi kryesor:

Ekzekutimi i çiftit Lezhë, makina e autorëve gjendet e fshehur në një banesë, u mor me qira në Rinas! Në kërkim bashkëpunëtori