Demir (Dem) Backa i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Fier, ishte vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i cili është vrarë në 1997-ën, Medi Backa, i njohur si Buc Backa. "Masakra e Levanit" më 28 mars 1997 ishte nga ngjarjet më të përgjakshme e trazirave të vitit 1997 me 24 persona të vrarë, midis tyre një fëmijë 13 vjeç edhe një 17-vjeçar.
Përplasja ndodhi natën midis Bandës së Pusit të Mezinit që kishte influencë në të gjithë jugun e vendit dhe banorëve romë të fshatit Levan në Fier. E gjithë banda u eliminua.
Shumica e tyre kishin qenë të burgosur edhe gjatë regjimit komunist për krime dhe kishte si rivale kryesore Bandën e Çoles të drejtuar nga Zani Çaushi.
E gjitha nisi dy ditë para masakrës, kur në lagjen e romëve në Levan u vranë dy të rinj. Lulëzim Çela dhe Lefter Tushollari u qëlluan në qendër të lagjes, pranë “lokalit të Demos”, në brendësi të një bilardoje. Autorët ishin me maska dhe sapo u futën në bilardo hapën zjarr me breshëri automatikësh mbi dy të rinjtë, duke i lënë të vdekur në vend.
Pas kësaj ngjarjeje 500 familje rome u armatosën në dy reparte ushtarake vetëm 1 kilometër larg nga kjo lagje, kurse gratë dhe fëmijët u larguan të gjithë nga fshati.
Dhe ashtu siç pritej në fshat zbarkuan me makinë disa burra. Ata hynë në lokalin e kryeplakut Demo së bashku me disa romë. Kërkuan armë Demo kishte refuzuar kërkesën, nisi përplasja e përgjakshme me armë.
Në këtë moment romët e tjerë që ishin vendosur në pozicione nisën të gjuajnë në drejtim të lokalit, nga dritaret e të cilit kundërpërgjigjeshin edhe mysafirët. Tre romët e vetëm që gjendeshin në brendësi të lokalit arritën të largoheshin së bashku me Demon e plagosur, nëpërmjet një bunkeri që ndodhej nën lokal. Dy orë shkëmbim zjarri shënoi 24 të vdekur dhe 12 të plagosur.
TË VRARË MBETËN:
Ferdinand Sali Nanaj (Felja), nga Memaliaj
Adriatik Shehu, nga Memaliaj
Abaz Xhelo Bara, nga Qesarati i Tepelenës
Roland Komira, nga Gjirokastra
Dritan Nanaj, nga Gjirokastra
Luan Bedaj, nga Tepelena
Petrit Madallozi (Titi i Rukies), nga Tepelena
Astrit Duraj, nga Tepelena
Medi Aziz Backa (Buç Backa), nga Zhupani i Fieri
Astrit Selaci (Tit Selaci), nga Fieri
Edmond Pano, nga Fieri
Sokol Muka, nga Vlora
Kastriot Muka, nga Vlora
Petrit Muka, nga Vlora
Islam Kazanxhiu, nga Levani
Memet Selimaj, nga Levani
Fredi Selimaj, nga Levani
Ndërsa katër persona nuk janë identifikuar ende.
Lajmi kryesor: