FIER-E shkuara e Demir Backës është në qendër të hetimeve lidhur me ekzekutimin e tij të mbrëmshëm në qytetin e Fierit, pranë një qendre tregtare. Pista e hakmarrjes dhe konfliktet që mund të kenë sjellë prishje të ekuilibrave me persona të botës së krimit në Fier, që dyshohet se kanë qenë dhe shkaku i ekzekutimit të tij, teksa po rrinte brenda mjetit tip "Audi" i parkuar.

2 autorët i janë afruar me një mjet tip 'Benz" në lëvizje dhe e kanë qëlluar me breshëri në drejtim të 57-vjeçarit. Më pas ata janë larguar në drejtim të Vlorës dhe kanë djegur mjetin në afërsi të Bypass-it të Fierit. Brenda mjetit me traga të Kosovës janë gjetur pjesërisht të djegur një kallashnikov dhe një pistoletë, që mendohet se janë përdorur për ekzekutimin e Demir Buckës. Armët janë dërguar në laborator për ekzaminim. Gjithashtu në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 16 gëzhoja. Mendohet se autorët e kanë ruajtur prej ditësh Demir Backën, dhe e kanë vëzhguar para se të kryenin atentatin.

Demir Backa ishte pronar i lokal 'Piazza' , ku fillimisht mbeti i plagosur nga atentati dhe u dërgua në spitalin e Fierit, por nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Ndërkohë policia ka shoqëruar disa persona që janë në dijeni të ngjarjes, apo mund të kenë qenë dëshmitarë gjatë vrasjes.

Demir (Dem) Backa ishte vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i cili është vrarë në 1997-ën, Medi Backa, i njohur si Buc Backa. Buc Backa u vra në masakrën e Levanit, së bashku me 23 persona të tjerë. Janë bërë më shumë se 24 vite nga ngjarjet e tmerrshme të vitit 1997, ndërsa kjo masakër do të kujtohet si ngjarja kur u vranë 24 persona në vetëm 6 minuta.

14 prej tyre ishin anëtarë të një prej bandave më të rrezikshme të jugut, të cilët ishin nisur për të zhdukur bandën e Zani Çaushit dhe Komitetet e Shpëtimit, të cilët atë natë kishin vendosur të mblidheshin në Vlorë.

1635061417_1635057722demirbacka1.jpg

Demir Backa

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:49
Ekzekutimi i Demir Backës, vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i vrarë në '97! Historia e 'Masakrës së Levanit', ku u vranë 24 persona

Demir (Dem) Backa i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Fier, ishte vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i cili është vrarë në 1997-ën, Medi Backa, i njohur si Buc Backa. "Masakra e Levanit" më 28 mars 1997 ishte nga ngjarjet më të përgjakshme e trazirave të vitit 1997 me 24 persona të vrarë, midis tyre një fëmijë 13 vjeç edhe një 17-vjeçar.

Përplasja ndodhi natën midis Bandës së Pusit të Mezinit që kishte influencë në të gjithë jugun e vendit dhe banorëve romë të fshatit Levan në Fier. E gjithë banda u eliminua.

Shumica e tyre kishin qenë të burgosur edhe gjatë regjimit komunist për krime dhe kishte si rivale kryesore Bandën e Çoles të drejtuar nga Zani Çaushi.

E gjitha nisi dy ditë para masakrës, kur në lagjen e romëve në Levan u vranë dy të rinj. Lulëzim Çela dhe Lefter Tushollari u qëlluan në qendër të lagjes, pranë “lokalit të Demos”, në brendësi të një bilardoje. Autorët ishin me maska dhe sapo u futën në bilardo hapën zjarr me breshëri automatikësh mbi dy të rinjtë, duke i lënë të vdekur në vend.

Pas kësaj ngjarjeje 500 familje rome u armatosën në dy reparte ushtarake vetëm 1 kilometër larg nga kjo lagje, kurse gratë dhe fëmijët u larguan të gjithë nga fshati.

Dhe ashtu siç pritej në fshat zbarkuan me makinë disa burra. Ata hynë në lokalin e kryeplakut Demo së bashku me disa romë. Kërkuan armë Demo kishte refuzuar kërkesën, nisi përplasja e përgjakshme me armë.

Në këtë moment romët e tjerë që ishin vendosur në pozicione nisën të gjuajnë në drejtim të lokalit, nga dritaret e të cilit kundërpërgjigjeshin edhe mysafirët. Tre romët e vetëm që gjendeshin në brendësi të lokalit arritën të largoheshin së bashku me Demon e plagosur, nëpërmjet një bunkeri që ndodhej nën lokal. Dy orë shkëmbim zjarri shënoi 24 të vdekur dhe 12 të plagosur.

TË VRARË MBETËN:

Ferdinand Sali Nanaj (Felja), nga Memaliaj

Adriatik Shehu, nga Memaliaj

Abaz Xhelo Bara, nga Qesarati i Tepelenës

Roland Komira, nga Gjirokastra

Dritan Nanaj, nga Gjirokastra

Luan Bedaj, nga Tepelena

Petrit Madallozi (Titi i Rukies), nga Tepelena

Astrit Duraj, nga Tepelena

Medi Aziz Backa (Buç Backa), nga Zhupani i Fieri

Astrit Selaci (Tit Selaci), nga Fieri

Edmond Pano, nga Fieri

Sokol Muka, nga Vlora

Kastriot Muka, nga Vlora

Petrit Muka, nga Vlora

Islam Kazanxhiu, nga Levani

Memet Selimaj, nga Levani

Fredi Selimaj, nga Levani

Ndërsa katër persona nuk janë identifikuar ende.