Ekzekutimi i dhëndrit të antarëit të bandës 'Hakmarrjes për Drejtësi', autorët e kanë mbajtur në vëzhgim për 1 javë! Zbulohet vila me sistem kamerash monitorimi, ngjarja e mirëplanifikuar

Ekzekutimi i dhëndrit të antarëit të bandës 'Hakmarrjes për Drejtësi', autorët e kanë mbajtur në vëzhgim për 1 javë! Zbulohet vila me sistem kamerash monitorimi, ngjarja e mirëplanifikuar

Report Tv ka mësuar detaje të reja lidhur me ekzekutimin e Bledar Muçës në Lushnje. Nga sa mësohet autori është mbajtur në vëzhgim për më se 1 javë, ku burime nga policia bëjnë me dije se automjeti i përdorur nga autorët, një makinë me targa italiane e vjedhur në Vlorë ka lëvizur për disa ditë në Lushnje dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë. Në foton e siguruar nga Report Tv nga gazetari Arsen Rusta mësohet se është zbuluar një vilë, lokacioni i së cilës nuk dihet ekzaktësisht, por mësohet se është gjetur një sistem i monitorimit me kamera dvr çka dyshohet se ka qenë një ngjarje e planifikuar. Shoqërohen 2 persona si të përfshirë në vrasje.


Lajmi kryesor:

Vrasja e dhëndrit të anëtarit të bandës 'Hakmarrjes për Drejtësi', autorët e mbajtën në vëzhgim për 1 javë! Gjendet dhe një tjetër kallashnikov në makinën e vjedhur! Shoqërohen 2 persona si të përfshirë në ekzekutim


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm