Ekzekutimi i Edmond Papës, një grup hetuesish shqiptarë nisen drejt Athinës, dyshohet se urdhri erdhi nga i burgosuri, Klodian Lekocaj

Autoritetet shqiptare po hetojnë në mënyrë intensive pistën e ekzekutimit të Edmond Papës për çështjet e prishjes së pazareve të drogës në Greqi, teksa gjithçka po lidhet me një porosi të mundshme nga vendi fqinj për vrasjen e 49-vjeçarit, duke lënë në hije pistën tjetër të konflikteve të mundshme të pronave. Komunikimet që Policia e Shtetit ka pasur këto ditë me autoritetet greke duket se kanë qenë të pamjaftueshme për të arritur rezultate të bazuara në prova konkrete.

Për këtë arsye, burime nga blutë konfirmojnë se një grup hetuesish do të udhëtojnë nga Tirana drejt Athinës, për të parë nga afër detajet që lidhin vrasjen e Edmond Papës në 16 dhjetor me atë të Kreshnik Çerçizajt dhe Armando Organajas në Athinë, vetëm dy ditë më pas. Hetuesit në Tiranë janë të rezervuar mbi hetimet, teksa tregohen të kujdesshëm të lidhin emrin e Klodian Lekocajt, i cili ndodhet në burg në vendin helen, si porositës të vrasjes së Papës. Kjo është arsyeja kryesore e udhëtimit të hetuesve shqiptarë drejtë Athinës, për ta mbështetur idenë e një porosie nga burgu për eliminimin e Papës.

Përtej dyshimeve në hetuesve shqiptarë, mediat greke e kanë bërë pothuajse fakt të kryer porosinë e vrasjeve të Papës, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja nga Lekocaj. Mësohet se vite më parë, Prokuroria e Fierit, mbi dyshimet e ngritjes së pasurive në mënyrë të jashtëligjshme dhe me të ardhura nga aktivitetet kriminale, nisi një hetim pasuror mbi Papën, e cili sipas burimeve i mbylli hetimet.

Edmond Papa u ekzekutua mbrëmjen e 16 dhjetorit në hyrje të një lokali në zonën e Selitës. Ndaj tij u zbrazën 9 plumba pistolete duke e lënë të vdekur në vend. Papa ishte dënuar më herët në shtetin fqinj të Greqisë për trafikun e lëndëve narkotike. Pista kryesore e ngritur që në nisje të hetimeve ka qenë ajo e një konflikti të mundshëm mes Papës dhe personave të tjerë për trafikun e drogës.

B.V/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim