Me nje postim ne Twitter ai ofron 20 mijë euro shperblim lidhur me ata qe do te japin informacione qe do te cojne ne kapjen e autoreve te krimit barbar. Assange e vlerëson gazetaren si " gruaja Wikileaks", prandaj ka vendosur një shpërblim.
(Postimi i Julian Assange në Twitter)
Mbrëmjen e djeshme gazetaraj u vra nga një atentat pasi i ishte vendosur bombë në makinën. Gjysëm ore para se të vritej, në blogun e saj, ajo kishte postuar një denoncim ndaj zyrtareve te larte, perfshire kryeministrin e Maltës Joseph Muscat dhe dy prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, duke lidhur kompani jashtë vendit, të afërta me ta, me shitjen e pasaportave malteze dhe me pagesa nga qeveria e Azerbajxhanit. Investigimet e fundit që kishte kryer kishin nxjerr lidhjet e dyshuara midis kryeministrit maltez dhe llogarive ndërkombëtare të lidhura me korrupsionin.
Redaksia Online
Xh.F Shqiptarja.com







