Samuel Ndoka 19 vjeç (djali i Aleksandër Ndokës që u vra sot) akuzohet se së bashku me kushëririn e parë Danjan Ndoka dhe disa persona të tjerë nën kërcënimin e armës kanë kanosur dhe dhunuar ditën e zgjedhjeve të 25 Qershorit, aktivistin e LSI-së, Florjan Dushku. Samuel Ndoka dhe Danjan Ndoka u arrestuan në datë 28 tetor, ndërsa u prangosën edhe dy bashkëpunëtorë të tij.
Por ky nuk është konflikti i parë i Samuel Ndokës, që u arrestua në datë 28 tetor në Tiranë me një pistoletë me 7 fishekë, pasi është një emër i njohur për policinë. Samuel Ndoka së bashku me Klajdi Ndokën dhunuan edhe nënkryetarin e qarkut të Lezhës, Agustin Marku duke e goditur disa herë me grushte dhe shqelma në një lokal në 20.02.2017.
Samuel Noka
VIDEO/Arrestimi në Tetor 2017 i Samuel Ndokës
dy.b/shqiptarja.com







