Ekzekutimi i Tauland Beqirajt në Vlorë, shoqërohen 12 persona! I arrestuari kishte rolin e shoferit! Zbardhen emrat e 2 autorëve në kërkim

Janë shoqëruar në polici 12 persona lidhur me ekzekutimin e 31-vjeçarit Tauland Beqiraj në mes të ditës në Vlorë, në një rrugë të populluar.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se gjithashtu janë kyer kontrolle të shumta nga ana e policisë në disa banesa. I arrestuari i vetëm për këtë ngjarje Hans Jonuzaj ka qenë drejtuesi i makinës.

Në këtë ekzekutim kanë marrë pjesë 3 persona, ku sipas videos së siguruar nga Report Tv, dy prej të cilëve, Skerdjan Gabrani e Elton Hajnaj, kanë dalë nga makina dhe kanë qëlluar Tauland Beqirajn, ndërsa Hans Jonuzaj i ka pritur në makinën tip "Ford" me targa AA 403 PX duke i larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima Tauland Beqiraj ishte duke ecur në këmbë në rrugën "Transballkanike" pranë Gjykatës së Apelit në momentin që është ndalur nga dy persona të cilët ishin të pamaskuar dhe të veshur me të zeza. Ata duket se flasin për pak sekonda dhe me pas njëri prej dy autorëve e ka qëlluar me breshëri kallashnikovi duke e lënë të shtrirë në tokë 31-vjeçarin.

Pak minuta pas vrasjes policia arrestoi Hans Jonuzajn, 44 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorët e tij. Arrestimi i tij u bë te Pylli i Sodës, ku policia sekuestroi makinën “Ford” me targa AA 403 PX, me të cilin u larguan 3 personat, si dhe një armë zjarri kallashnikov më të cilën u vra 31-vjeçarin Beqiraj. Kallashnikovi u gjet në sendiljen e pasme të mjetit tip 'Ford' që përdorte 44-vjeçari Jonuzi.

Tauland Beqiraj është një person me precedentë të mëparshëm penal për armëmbajtje pa leje dhe vrasje e mbetur në tentativë, ndërsa burime për Report Tv bëjnë të ditur se dy janë pistat që po hetohet, ajo e larjes së hesapeve për prishje pazaresh të drogës mes grupeve në Norvegji dhe pista e dytë ishte përplasje me armë e ndodhur po në Vlorë në 2018.

1614804472_780001.jpg

Tauland Beqiraj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:54
Ekzekutimi i Tauland Beqirajt, i arrestuari Hans Jonuzaj kishte rolin e shoferit

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur dje në Vlorë ku u ekzekutua Tauland Beqiraj.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se i arrestuari i vetëm Hans Jonuzaj ka qenë drejtuesi i makinës.

Ai është filmuar në dy momente, kur është qëlluar teksa ishte në makinë dhe rasti i dytë është kur ka lënë dy shokët.

Mendohet se dy personat e tjerë të përfshirë në vrasje janë larguar me një makinë tjetër por ende nuk është konfirmuar.

Burime policia dhe grupi hetimor bëjnë me dije se ende nuk e kanë përcaktuar nga kamerat e sigurisë se kush ka qenë personi që ka qëlluar, pasi kanë fizik të ngjashëm.

Ora 09:38
FOTO/ Ky është 44-vjeçari i arrestuar si autor i vrasjes Tauland Beqirajt në Vlorë

1614847278_hansjonuzi.jpg

Ky është Hans Andi Jonuzi, 44 vjeç, një nga autorët e dyshuar për vrasjen e Tauland Beqirajt. Report TV ka siguruar foton  e tij, teksa mësohet se ai është personi i vetëm i arrestuar për këtë ngjarje.

Ora 09:29
Vrasja e Tauland Beqirajt/ Zbardhen emrat e 2 autorëve të tjerë në kërkim

1614780974_vlore001001.jpg

Report Tv ka mësuar se 2 personat të cilët janë në kërkim, autorë të vrasjes Tauland Beqirajt, janë Skerdjan Gabrani e Elton Hajnaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!