Vlorë/ Ekzekutohet 31-vjeçari, u arrestua dhe u lirua 2 herë! Hetimet për larje hesapesh të drogës dhe përplasjen e frikshme me armë të ndodhur në 2018

Vritet me breshëri kallashnikovi 31-vjeçari Tauland Beqiraj (Manaj, Gjikaj) në Vlorë! Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mes të ditës në rrugën Transballkanike pranë Gjykatës së Apelit. 31-vjeçari është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga 2 persona të pamaskuar të veshur me të zeza, të cilët kanë zbritur nga një makinë me xhama të zinj, tip 'Ford'. Kanë qenë 3 persona të përfshirë, ku dy prej tyre dalin dhe e qëllojnë në rrugë 31-vjeçarin dhe një tretë i i priste për t'i larguar me makinë pas ekzekutimit raporton gazetari i Report Tv në qytetin e Vlorës, Armand Xhelili, i cili ishte në vendin e ngjarjes kur ndodhi atentati.

Pak minuta pas vrasjes policia arrestoi një nga autorët e dyshuar Hans Andi Jonuzi, 44 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij. Arrestimi i tij te Pylli i Sodës, ku poliica sekuestroi makinën “Ford” me targa AA 403 PX, me të cilin u larguan 3 personat, si dhe një armë zjarri kallashnikov më të cilën u vra 31-vjeçarin Beqiraj. Kallashnikovi u gjet në sendiljen e pasme të mjetit tip 'Ford' që përdorte 44-vjeçari Jonuzi.

Si ndodhi vrasja? Viktima Tauland Beqiraj, djali i një ish polici, ishte duke ecur në këmbë në rrugën "Transballkanike" pranë Gjykatës së Apelit ku ndalohet nga dy persona i afrohen. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes ata qëndrojnë duke folur për pak sekonda dhe me pas njëri prej dy autorëve e ka qëllua me breshëri kallashnikovi duke e lënë të shtrirë në tokë. 31-vjeçari humbi jetën në spital pak minuta më vonë. Dy autorët ishin të pamaskuar dhe të veshur me të zeza, të cilët pas ekzekutimit largohen me shpejtësi drejt makinës tip "Ford", ku i priste një bashkëpunëtor i tretë.

1614786831_kallash.jpg

Kallashnikovi i përdorur për vrasjen

Tauland Beqiraj është një person me precedentë të mëparshëm penal për armëmbajtje pa leje dhe vrasje e mbetur në tentativë, ndërsa burime për Report Tv bëjnë të ditur se dy janë pistat që po hetohet, ajo e larjes së hesapeve për prishje pazaresh të drogës mes grupeve në Norvegji dhe pista e dytë ishte përplasje me armë e ndodhur po në Vlorë në 2018.

Si ndodhi përplasja me armë në qershor të 2018? Tauland Beqiraj u kap nga policia e Vlorës duke udhëtuar në një automjet i armatosur dhe pse ishte nën masën e sigurisë arrest në shtëpi, pasi u përfshi në një përplasje mes bandave në Vlorë. Në përplasje u përfshinë dy grupe kriminale me nga 4 persona, të cilët qëlluan nga makina në makinë me armë zjarri, duke lënë të plagosur 3 persona. Far ëesti mes bandave mund të ishte kthyer në tragjedi, pasi grupet sulmuan njëri tjetrin në mes të rrugës e dritës së diellit, dhe në rrezen ku shkëmbehej zjarri kalon një qytetar i rastit, i cili mund të ishte viktima.

Tauland Gjikaj (Beqiraj, Manaj) u arrestua dhe u lirua 2 herë në 2018 dhe u lirua nga gjyqtarja H. Ç.. Report Tv denoncoi lirimin e Tauland Beqirajt, ndërkohë që Ministria e Drejtësisë kërkoi shkarkim e gjyqtares. Gjyqtarja H. Ç., vijon të jetë në detyrë pavarësisht kërkesës së Etilda Gjonajt për shkarkim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:53
Zbardhet dinamika e vrasjes, 3 persona të përfshirë, dy dalin e qëllojnë, një i pret në makinë për t'i larguar

Viktima Tauland Beqiraj

Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i 31-vjeçarit Tauland Beqiraj në mes të Vlorës. Kanë qenë 3 persona të përfshirë, ku dy prej tyre dalin dhe e ndalojnë në rrugë dhe një tretë i i priste për t'i larguar me makinë pas ekzekutimit.

Viktima Tauland Beqiraj ishte duke ecur në këmbë në rrugën "Transballkanike" pranë Gjykatës së Apelit ku ndalohet nga dy persona i afrohen. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes ata qëndrojnë duke folur për pak sekonda dhe me pas njëri prej dy autorëve e ka qëllua me breshëri kallashnikovi duke e lënë të shtrirë në tokë. 31-vjeçari humbi jetën në spital pak minuta më vonë. Dy autorët ishin të pamaskuar dhe të veshur me të zeza, të cilët pas ekzekutimit largohen me shpejtësi drejt makinës tip "Ford", ku i priste një bashkëpunëtor i tretë.

Ora 16:58
Ekzekutimi në Vlorë, arrestohet një nga autorët, në kërkim bashkëpunëtori! Sekuestrohet kallashnikovi (VIDEO)

Për vrasjen e Tauland Beqiraj në mes të Vlorës, policia ka arrestuar në kohë rekord një nga autorët Hans Andi Jonuzi, 44 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij.

Gjithashtu, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Ford” me targa AA 403 PX me të cilin autori tentoi të largohej, si dhe një armë zjarri kallashnikov më të cilën vrau 31-vjeçarin Beqiraj. Kallashnikovi u gjet në sendiljen e pasme të mjetit tip 'Ford' që përdorte 44-vjeçari Jonuzi.

1614786831_kallash.jpg

Arma e sekuestruar
Ora 16:45
Vrasja e Tauland Beqirjat në Vlorë, dy janë pistat e hetimit: Prishje e pazareve të drogës dhe përplasja me armë e ndodhur në 2018

1614781045_vrasjevlore.jpg

Tauland Beqiraj u vra ditën e sotme në mes të Vlorës. Ai është një person me precedentë të mëparshëm penal për armëmbajtje pa leje dhe vrasje e mbetur në tentativë, ndërsa burime për Report Tv bëjnë të ditur se dy janë pistat që po hetohet, ajo e larjes së hesapeve për prishje pazaresh të drogës mes grupeve në Norvegji dhe pista e dytë ishte përplasje me armë e ndodhur po në Vlorë në 2018.

Si ndodhi përplasja në qershor të 2018? Tauland Beqiraj u kap nga policia e Vlorës duke udhëtuar në një automjet i armatosur dhe pse ishte nën masën e sigurisë arrest në shtëpi, pasi u përfshi në një përplasje mes bandave në Vlorë. Në përplasje u përfshinë dy grupe kriminale me nga 4 persona, të cilët qëlluan nga makina në makinë me armë zjarri, duke lënë të plagosur 3 persona. Far ëesti mes bandave mund të ishte kthyer në tragjedi, pasi grupet sulmuan njëri tjetrin në mes të rrugës e dritës së diellit, dhe në rrezen ku shkëmbehej zjarri kalon një qytetar i rastit, i cili mund të ishte viktima.

Ora 15:32
EMRI/ Ndalohet nga policia autori i dyshuar i vrasjes së 31-vjeçarit në Vlorë

1614782087_makinaaa001.jpg

Policia ka ndaluar autorin e dyshuar të vrasjes së 31-vjeçarit Tauland Beqiraj (Manaj, Gjikaj). Burime për Report Tv bëjnë me dije se autori i dyshuar është Hans (Andi) Jonuzi dhe është ndaluar nga blutë e Vlorës. Autori i dyshuar për ekzekutimin e të riut u kap në rrugën që të çon drejt Pyllit të Sodës.

Ora 15:20
VIDEO/ Pamjet ekskluzive të 'Far West' në mes të qytetit, Tauland Gjikaj në përplasjen me armë me grupet kundërshtare

Taulant Gjikaj (Beqiraj), 31-vjeçari i cili është ekzekutuar sot teksa po ecte në trotuar në Vlorë nuk është një emër i panjohur për autoritetet ligjzbatuese. Beqiraj ka qenë protagonist në një ngjarje të rëndë të ndodhur në datë 27 shkurt 2018 në qytetin e Vlorës. 8 të rinj me pistoleta dhe kallashnikov janë përplasur me armë dhe kanë qëlluar ndaj njeri-tjetrit me armë zjarri. Nga shkëmbimi i zjarrit nga dy bandat mbetën 3 persona të plagosur.  ​E gjithë ngjarja ndodhi në kulmin e lëvizjeve.

REPORT TV siguroi ato kohë pamjet ekskluzive të përplasjes me armë zjarri ku u përfshinë dy grupe kriminale me katër makina.

Fillimisht është një makinë tip Mercedes-Benz S-Class, e cila bllokon rrugën dhe më pas vjen “Fiat Punto’ duke u  bllokuar në rrugë. Pas ‘ Fiatit’ vjen një makinë tjetër tip “Benz ML” e cila ndalon menjëherë pas tij. Në këto momente dalin personat nga “ML”-ja dhe drejtohen për tek makina tip “Fiat” ku ndodheshin tre persona, Elis Llanaj, Taulant Beqiraj dhe një tjetër. Në këto momente, makina tip ‘Fiat’ tenton të largohet duke u përplasur me ‘Benz”-in. Personat e dalë nga “ML” Gazmir Canaj me dy persona të tjerë hapin derën e “Fiatit” dhe fillimisht njëri nga personat që kishte kallashnikovin në dorë qëllon me pjesën e pasme pasagjerin e “Fiatit”.

Më pas fillon shkëmbimi i zjarrit nga brenda makinës “Fiat”, në atë moment pala tjetër që ishte drejtuar nga ana e shoferit ka qëlluar në drejtim të tij. Sapo ka filluar shkëmbimi i zjarrit është afruar edhe një person tjetër nga makina e parë “Mercedes-Benz S-Class” e cila kishte bllokuar rrugën. Ai ka shkuar për t’i ardhur në ndihmë grupit që kishte organizuar pritën duke qëlluar me armë. Pasi ka përfunduar aksioni nga ana e personave të dalë nga “ML” tërhiqen dhe njëri nga ata mbush kallashin dhe qëllon në drejtim të pasagjerit të tretë, që ndodhen në pjesën e pasme të “Fiatit”. Në rrezen ku shkëmbehej zjarri kalon një qytetar i rastit, i cili mund të ishte viktima.

Sapo mbaron shkëmbimi i zjarrit e gjithë në rreth 60 sekonda, shoferi i makinës “Fiat” që ishte shtrirë në tokë ngrihet dhe drejtohet për në pjesën e kishës për t’u larguar. Në atë moment vjen shoferi i makinës tip “Golf” dhe merr makinën duke tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes. Të plagosurit, Taulant Beqiraj me Eris Llanajn nga njëri grup dhe Gazmir Canaj nga grupi tjetër u dërguan në spital, ndërsa në kërkim janë shpallur dy persona të tjerë E.M. dhe P.A. që ishin në makinën tip Mercedes-Benz S-Class. Në vendin e ngjarjes u gjetën 12 gëzhoja kallashi dhe pistolete, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur arsyet e përplasjes me armë të bandave.

Ora 15:19
Djali i një ish-punonjësi të policisë dhe me të shkuar kriminale, kush është 31-vjeçari që u ekzekutua në Vlorë

1614781262_taulantxhika001.jpg

Viktima Tauland Beqiraj

Tauland Beqiraj (Gjikaj, Manaj) është viktima me tre mbiemra e atentatit të sotëm të ndodhur në Vlorë. Burime për Report bëjnë me dije se 31-vjeçari lëvizte i armatosur dhe iu gjet pistoletë në brez. Taulant Beqiraj ishte djali i një ish-punonjësi të policisë dhe ishte me të shkuar kriminale. 

Ora 14:52
U vra me breshëri kallashnikovi pranë Gjykatës së Apelit në Vlorë, del emri i viktimës

1614778505_Sequence03.00005307.Still041.jpg

Taulant Gjika, është viktima e atentatit të ndodhur pak më parë në Vlorë.

Ora 14:43
Vrasja me breshëri kallashnikovi në Vlorë, arrestohet autori! U identifikua nga dëshmitarët (VIDEO)

Arrestohet autori që ka vrarë me breshëri kallashnikovi një person pak më parë në Vlorë. Ai është identifikuar nga dëshmitarët.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tiku: 03/03/2021 22:52

    ku esht kushriri i barbes barba do i lepij rubenin

    Përgjigju
    • Liam Kanani: 09/03/2021 01:37

      Ky ishte ushtar i barbes Jo kushuri I tij. Nuk mere njeri hak per lamash rrugesh

  • Durrsaku: 03/03/2021 22:42

    Kush mund me thot ky Nar Musta a esht ndonji i rrezikshem tjeter ne Vlor

    Përgjigju
    • Toli: 04/03/2021 02:11

      Ti shok veç ndrron emrin,në gjith artikujt kush ësht kush ësht ai?

  • Epe: 03/03/2021 22:17

    Sa gjynah, gjithe ky djale

    Përgjigju
  • Altini Meleqit: 03/03/2021 21:35

    Muabeti esht qe mos te perzihet Nar Musta tani se ai esht hall i madh do i palosi nja 3 4 nga keta te Rubenit tani

    Përgjigju
    • kiku: 03/03/2021 22:53

      kush esht nar musta ky esht kushuriri i barbes

  • Xhipe: 03/03/2021 20:59

    Pse siku ndonje çam me mire

    Përgjigju
    • vlora: 04/03/2021 07:20

      ke te fala na Festa Mandua dhe Doqja po ke gje lere nr xhipe mir motra

  • Tirona: 03/03/2021 20:20

    Do te kisha deshire qe nje nga ato plumba te kapte gjyqtaren kriminele sepse Ajo eshte shkaktarja e kesaj lufte te vertete qe u be ne Vlore.

    Përgjigju
    • Titi: 03/03/2021 21:25

      Ke shum te drejt ,vec gjyqetares shkaktar eshte edhe prokurori qe nuk apelon vendimin e kesaj bandilles.

  • Bledi: 03/03/2021 20:08

    Esht ne rregull lungomare apo e kan demtuar? Se nuk e ze gjumi Ramen po u thye nje poc ne lungomare,duhen dhe 4 vjet tjera per ta zevendsuar

    Përgjigju
    • Bilali: 03/03/2021 20:41

      E hengre byrekun ti?

  • Ups: 03/03/2021 19:38

    O milettt tallalli po ju therret Degjoni e mbani vesh Kush ka vrare E kush ka prer Shum shpejt do shkoj në hale

    Përgjigju
  • Vlore: 03/03/2021 18:39

    Si hani mute neper komente kur ishte ky ju hante te gjalle vetem me nje shikim te pakten ky vdiqe si trim jo si bythqire si ju qe hani mute neper komente.

    Përgjigju
    • Skelari: 03/03/2021 22:08

      O trim i vlores mos bej shume trim se do e peson si ky trimi jot.

    • Une: 03/03/2021 20:13

      Ke te drejt o lab po çe do qe doli nje me trim qe nuk e vrau mendjen shume per shikimin vdekje prures te keti idhullit tend

    • Alb: 03/03/2021 20:01

      Ore ato plumba mund te kapin dhe nje fatkeq dhe seshte mir te cilsohet qen sduhet te ndodhi keto krime se po cenohet jeta e qytetareve te shkret po ne vlor gezoj po plasi kallashi me sigur

    • O vlore: 03/03/2021 19:41

      Pse de priti pelumbin me shikim ky me daku Apo pat syze djelli von Odaku pi vrave do vritesh harroje de do jetosh

    • Niku: 03/03/2021 19:33

      Po si do te vej halli ty tani..se ta vran trimin tende,,rri si miu tani ske cbene futu neper punseta, se po shof qe je shume i frikesuar,po te jesh dhe ti trim si ai pa merak se da takosh shokun tek vendi.

    • Bilali: 03/03/2021 19:09

      Do te vi radha dhe ty o trim.Si qen trotuareve, trimeri e madhe

    • OSLO: 03/03/2021 18:57

      Ca thua o barbon po ky trapi me bolet e babait mburresh. Shoh qe do jesh nga ata langot qe shisni bustina tek Ali Demi

    • Pirdh: 03/03/2021 18:44

      Duket se nuk i hante dot te gjalle te gjithe derisa hengri asfalt.

  • Sara: 03/03/2021 17:54

    Malok esht ky? Se per lalucet e jugut vetem maloket jan vrases e kriminel!!!!

    Përgjigju
    • Nena e Sares: 03/03/2021 18:58

      Pse m ngjave mua moj bij. Vertet u bera prostitute ne Vlore por e bera te haje ti trahana

  • Rimi: 03/03/2021 17:22

    Sa kishte dal nga bibloteka e Vlores me shume mundesi

    Përgjigju
  • Vicidoli: 03/03/2021 17:11

    Keni sy o milet Edvin Mafia po i vret tan robt te cohemi ta kallim. Vec Birisha ban shtet.

    Përgjigju
    • Une: 03/03/2021 19:36

      O dorist nuk e kape ironine me duket. Skagje. Provoje prape

    • Dory: 03/03/2021 18:24

      O dru me pre pasojat e berishes Jane keto. Se ishte kandidat shkencash ky dhe e vrane.

  • Nipi Faqedjegurit: 03/03/2021 16:49

    Ore po vrihen Keta harabelat e xhamisë . Langot e Vlores

    Përgjigju
    • Komshiu ramet faqedjegsit: 03/03/2021 17:19

      Hahahaha

    • eri: 03/03/2021 17:17

      a ka lidhje me perplasjen e camve dhe grupit te faqedjegurit kjo vrasje ?

  • liku: 03/03/2021 16:16

    Per te arrestuar nje kriminel eshte shume e veshtir po per ta liruar nga gjykata eshte shume e lehte mbasi gjykata ben biznes me te arrestuarit prandaj gjyqtaret e korruptuar duhet te zevendesojne kriminelet e liruar ne burg

    Përgjigju
    • Esur: 03/03/2021 16:30

      Se denon shteti e denon zoti.hajt rruga mbare ku je nis.keni lind per tu ber kafsh edhe ngelni ne trotuare.ngushellime familjes

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë