Gjak, gëzhoja dhe xhamat e thyer! Report Tv në vendin që u vra 'Rramani' i Elbasanit, e ndoqën dhe e qëlluan sapo doli nga palestra (VIDEO)

TIRANE-Report Tv zbardh detaje të reja nga ekzekutimi mafioz dje në Elbasan. Një burim i tha gazetarit të Report Tv Merin Maçi se Emiljano Ramazani u ekzekutua pak minuta pasi kishte dalë nga palestra. Ai është mbajtur në vëzhgim nga autorët të cilët kanë gjetur momentin për ta ekzekutuar sapo 39 vjeçari po parkonte automjetin "Ford Focus" poshtë banesës së tij. Palestra që 39-vjeçari shkonte ndodhej në lagjen 'Beqir Dardha'. Autorët kanë ndjekur prej kohësh të gjitha lëvizjet e tij dhe dje në orën 16:30 e pritën poshtë shtëpisë, kur po kthehej nga palestra dhe po parkonte makinën duke e qëlluar 5 herë për vdekje.

Një ditë pas ngjarjes Report Tv ishte sërish në vendin që u ekzekutua Ramazani. Gazetari i Report Tv në Elbasan Ronaldo Gjoshi konstatoi në vendin e ngjarjes një gëzhojë që kishte mbetur nga të shtënat që sollën vdekjen e 39-vjeçarit.

Prova materiale i shpëtoi vëmendjes së grupit hetimor ditën e djeshme, edhe pse në vendin e ngjarjes ishin drejtuesit më të lartë të policisë dhe prokurorisë. Gjithashtu në pamjet që sjell Report Tv duket se një nga plumbat që shkrepën autorët ka depërtuar në xhamin e një godine. Xhamat e makinës 'Ford Focus' ku u vra Ramazani dhe njollat e gjakut ende nuk janë pastruar poshtë pallatit të tij.

Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar, ndërsa pista ku po hetohet është larja e hesapeve, pasi në të shkuarën ka qenë disa herë i arrestuar dhe dënuar pasi është kapur me kokainë dhe heroinë. Gjithashtu ai dyshohet se është përfshirë në disa atentate në këtë qytet.
1595331240_gezhoja.jpg

Gëzhoja e gjetur në vendin e ngjarjes

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gardisti: 21/07/2020 19:01

    NGUSHELLIME FAMILJES POR MUND TE THEM TIMEN QEnuk te vret njeri kot me vjen keq kur iken nje jete njeriu por o njerez kur shef punen tende e hecen drejt vetem ZOTI ta heq jeten si ta kete shkruar. ky i ka pas borxh e jo vetem ne para ndonjerit qe beri drejtesi...

    Përgjigju
  • vjeshta: 21/07/2020 15:15

    ....nji ma pak....

    Përgjigju
    • Visi..: 24/07/2020 08:56

      Ishalla ty te ndodhe kjo që i ndodhi atij që embajti një Elbasan në krah. Por plerah si ty do vdesin e do të Hane qentë.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend