Ekzekutimi në Lezhë, flet autori: Mikun e shtëpisë e vrava se mori punëtorë të tjerë për të korrur barin

Pas arrestimit nga policia, 52 vjeçari Tonin Ndoj është shfaqur krejt i qetë, ndërsa u ka treguar bluve të Lezhës edhe arsyet e krimit që ndodhi një ditë më parë në Merqi të Lezhës. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se autori, pasi kishte qenë shkues që mbesa e tij të bëhej nusja e djalit të viktimës, kishte krijuar lidhje të ngushta me krushkun.

Ata takoheshin shpesh dhe Gjin Marku i kishte lënë shtëpinë nën ruajtje dhe kryerjen e punëve të ndryshme në tokën e tij që ndodhej rreth 200 metra larg banesës së vrasësit Tonin Prendi. Kohët e fundit mes tyre kishte pasur pakënaqësi që lidhej me refuzimin që viktima i kishte bërë mikut të shtëpisë së tij për të mos i dhënë punë të tjera.

Kjo shmangie ka ardhur pasi Gjin Marku nuk ka qenë i kënaqur me punën e bërë nga Tonin Ndoj dhe kështu ka ndodhur edhe një ditë më parë pas korrjes së barit. Viktima i kishte thënë autorit që nuk do të kishin më punë sëbashku dhe se punët e shtëpisë së tij do të ja besonte disa punëtorëve të tjerë. Mëngjesin e së mërkurës Gjin Marku, ka marrë 3 punëtorë dhe ka shkuar për të mbledhur barin në parcelë. Sapo e ka parë duke kryer punët me punëtorë, Tonin Ndoj ka marrë një armë zjarri automatik dhe ka shkruar drejt mikut të tij.

Viktima e ka parë autorin duke ardhur me armë zjarri dhe ka tentuar të largohet, por nuk ka patur kohë pasi ndaj tij është shkrehur breshëri automatiku. Plumbat e 63 vjeçarin Marku e lanë të vdekur në vend. Ngjarja është parë nga punëtorët, të cilët janë larguar me shpejtësi nga parcela nga frika. Ky i fundit u largua për t'u arrestuar pak orë më vonë. Ndaj tij rendon akuza e vrasjes me paramendim, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 20/06/2019 10:26

    Pu pu pu ç’farë motivi.. krijesa të egra shpellash si në kohët mitologjike kur ciklopi Polifem hante mish njeriu. E pa pame fare. Shtazëri e egër shpellash !

    Përgjigju
    • Cikllopi: 20/06/2019 16:46

      Ruaj motrën dhe gruan se mos ti ha cikllopi o Fredi

    • Aleksander: 20/06/2019 12:27

      Dhe ti beson te ky version,po ti ishte keshtu ky esht i smure rende ,duhet qu ne psikiatri.

    • Life: 20/06/2019 11:15

      @ FREDI ke harrur te thuash se Jan mbetje turke

  • Tuti: 20/06/2019 10:20

    E kontrolluat gje? Me siguri duhet ta kete akoma bishtin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?