Policia e Lezhës vijon hetimet për zbardhjen e vrasjes së Aleksandër Ndokës dhe arrestimin e autorëve, që sipas të dhënave kanë qenë mbi dy. Pas këqyrjes që po i bëjnë makinës së viktimës për shenja që mund të kenë lënë autorët, grupi hetimor ka sekuestruar edhe dy celularët e viktimës.
/Shqiptarja.com
Aleksandër Ndoka u ekzekutua para banesës mbrëmjen e djeshme, ndërsa familjarët e kanë lajmëruar policinë me 6 orë vonesë. Ndoka ka qenë këshilltar në bashkinë e Lezhës, ndërsa nuk ka qenë asnjëherë i proceduar nga policia.
dy.b/shqiptarja.com











