Ekzekutohet i riu shqiptar në Athinë, e qëlluan mbrapa krahëve dhe e lanë në rrugë

Ekzekutohet i riu shqiptar në Athinë, e qëlluan mbrapa krahëve dhe e lanë në rrugë

Një tjetër shqiptar është vrarë në Greqi. Sipas mediave greke shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është i moshës 33-vjeç.  Ai u gjet në buzë të rrugës 'Aghia Mavara' në Haidari nga një kalimtar i rastit. Edhe pse e mbante pasaportën në xhep kur është gjetur i vrarë, policia greke nuk e ka dhënë identitetin e tij.

Ndaj shqiptarit është qëlluar dy herë ku një plumb e ka kapur në këmbë ndërsa njëri që dyshohet t'i ketë marrë edhe jetën e ka marë në shpinë. Sipas policisë ai është qëlluar nga shumë afër, ndërsa dyshohet për një konflikt pas takimit mes viktimës dhe autorit.

Personi që e ka gjetur ka njoftuar policinë dhe më pas shqiptari në gjendje kritike për jetën është dërguar në spitalin Gennimates por për fat të keq 33 vjeçari shqiptar nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.

Shqiptari dyshohet se është qëlluar gjatë natës të së shtunës. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kapjen e autorëve të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë