VLORE - Pronari i një lokali është ekzekutuar në orët e vona të mbrëmjes së të martës në qytetin e Vlorës. Viktima Amarildo Delaj u ekzekutua rreth orës 23: 45 minuta në lokalin e tij tek lagjja Lirimi, në dalje të qyetit. Në këtë ekzekutim u plagos dhe 1 person i cili duhet të ketë qenë së bashku me 27 vjeçarin. Nga të dhënat e para mësohet se 27 vjeçari u qëllua me automatik nga jashtë lokalit Klint".

VRASJA
Autori i është afruar lokalit nga rruga kryesore. Ka lëvizur me tej për në brendësi të pallatit, nga ku fushëpamja në rrugicën e krijuar mes pallatit dhe lokalit me fasade xhami ishte mjaft e qartë, dhe ka qëlluar me kallashnikov. Viktima ka marrë disa plumba, ndërsa u plagos dhe 1 person tjerër.

HETIMET

Një grup hetimor nga policia e Vlorës ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të mbledhur provat dhe kryer veprimet hetimore. Në pjesën e jashtme janë gjetur 18 gëzhoja në pjesën jashtme të lokalit. Mësohet se autori ka qenë me kapele dhe është larguar në brendësi të pallateve. Policia nis hetimet për të zbardhur autorin (ët) dhe motivin e vrasjes. Dyshohet se krimi mund të jetë kryer për motive pronësie, por nuk përjashtohen as pista të tjera.

POLICIA
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp të orës 13: 20 minuta të ditës së sotme policia informoi se në vrasjen e djeshme ka mbetur i plagosur jashtë rrezikut 1 person me inicialet S. B., vjec 27, banues në Vlorë. Ndërkohë që më parë u informua se ishin 2 të plagosur. Amarildo Servet Delaj banues në Vlorë ndërroi jetë në spitalin e Vlorës. “Në lidhje me këtë ngjarje është ngritur grupi hetimor dhe po kryhen hetime intensive dhe të pandërprera për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e motiveve.”- thuhet në njoftimin e policisë.
(Lajmi fillimisht u publikua në orën 07: 51 dhe u përditësua në orën 14: 29)

(sg/shqiptarja.com)