Ekzekutohet me 4 plumba kandidati
i PDK, Elvis Pista, s'dihen motivet

Ekzekutohet me 4 plumba kandidati<br />i PDK, Elvis Pista, s'dihen motivet
RAHOVEC- Është vrarë në Rahovec pas mesnate në Kosovë, kandidati për deputet i PDK-së, Elvis Pista. Policia e Kosovës ka bërë me dije se ekzekutimi është bërë me aermë zjarri me silenciator nga një distancë prej 5 metrash. Atentati ka ndodhur në Rahocev rreth orës 00:45 min në oborrin e një restoranti, teksa Elvis Pista po festonte ditëlindjen e bashkëshortes së tij, e cila mësohet të jetë 5-muajshe shtatzënë.
 
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja plumbash dhe një këpucë, e cila besohet të jetë të autorit.
 
Ndërkohë, ceremonia e varrimit është kryer pasditen e sotme, ku miq e të afërm të tij e kanë cilësuar humbjen e Pistës mjaft të madhe.
 
Elvis Pista kishte garuar dhe fituar për deputet i PDK në Prizren. Ai pritej të merrte mandatin e deputetit me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve.
 
Aktualisht atentatorët mbeten të panjohur për policinë, e cila ka nisur hetimet dhe ngritur postblloqe në gjithë zonën për kapjen e tyre. Për vrasjen e politikanit, i cili cilësohej si mjaft karizmatik dhe njihej për modelin e veçantë të flokëve, kanë reaguar krerët e institucioneve kryesore, si edhe politikanët që e njihnin nga afër.
 
Hashim Thaçi, i cili e kishte mik të afërt ka bërë thirrje për arrestimin e autorëve, ndërsa Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga kërkoi zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien e autorëve para drejtësisë.
 
Vrasja e deputetit Elvis Pista është pasqyruar edhe në mediat e Huaja. Prestigjiozja “Wall Street Journal” shkruan se vrasja e “politikanit me frizurë karakteristike” vjen pas një tensioni mes partive rivale pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Policia e Kosovës ofron 10 mijë euro shpërblim për qytetarët që ofrojnë informacione për vrasjen e Pistës
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri sado të vogël rreth vrasjes së Elvis Pistës, që të jenë bashkëpunues.

Madje PK, ofron një shpërblim prej dhjetëmijë eurosh për cilindo qytetar që jep informacione që mund të shpien në zbardhjen e rastit.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Sot ( 15.06.2014 ) rreth orës 00:45 min. në qytetin e Rahovecit ka ndodhur një rast vrasje e rendë, viktimë ne këtij krimi është Elvis Pista nga Rahaveci.

Vrasja ka ndodhur nërrugën e UÇK-se saktësisht te parkingu i restorant Jaha Petrolderisa viktima me disa të njohur ishte duke dalë nga objekti i këtij restoranti. Bazuar ne hetimet preliminare ndaj viktimës është qëlluar nga mbrapa me armë zjarri në një distancë rreth pesë metra largësi.

Sipas gëzhojave të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes besohet se arma është e kalibrit të vogël dhe mund të ketë pasur “shurdhues” të zhurmës. Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri sado të vogël rreth rastit ta ndihmojë policinë me informacione për gjetjen e autorit të vrasjes.

Policia e Kosovës ofron një shpërblim prej 10.000 euro(dhjetëmijë euro) për cilindo qytetar i cili mund të jep informacion të cilat shpien ne zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti.

Qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me këtë rast mund ato t’i dërgojnë në këto numra telefoni dhe e-mail adrese:

Tel:- 080019999

-038550999

-192

e-mail:[email protected]

Thirrjet në këta numra të telefonit janë pa pagesë për të gjithë qytetarët. Qytetarët mund të ruajnë të drejtën e anonimitetit të informacionit në këta numra telefoni dhe në këtë e-mail adresë, përveçse nëse ata vetë vullnetarisht deklarohen se duan të prezantohen.


13:30 Asnjë i dyshuar për vrasjen e Pistës
 
Për vrasjen e kandidatit për deputet të PDK-së nga Rahoveci, Elvis Pista, deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar. Brahim Sadrija, zëdhënës i Policisë së Kosovës thotë se hetimet janë duke vazhduar.  

“Kjo është një vrasje e planifikuar shumë mirë. Vrasësi është fshehur pas një muri të restorantit dhe sa ka qëlluar është larguar menjëherë. Ne si polici ende nuk i dimë motivet e vrasjes”, ka thënë një burim brenda policisë.

Ndërkohë të afërmit e Elvis Pistës thonë se ai asnjëherë nuk ka marr asnjë  kërcënim. Eedhe kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, i cili është pjesë e PDK-së  thotë se ende nuk ka ndonjë të dyshuar e as kërcënime nuk ka pasur.
 
Nga ana tjetër, pronari i restorantit, në oborrin e së cilit u vra Pista, thotë se as rojet e këtij restoranti, e askush tjetër nuk ka dëgjuar ndonjë zhurmë e as nuk është parë ndonjë person i dyshimtë.
 
REAGIME

Krasniqi: Autorët të marrin dënimin e merituar
 
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka shprehur dhimbje dhe pikëllim të thellë për vrasjen e Elvis Pistës, kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës.
 
“Jam thellësisht i tronditur nga lajmi për vrasjen e Elvisit. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Pista, duke u solidarizuar dhe ndarë dhembjen me të, në këto momente të rënda”, thuhet në deklaratën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
 
Kryeparlamentari Krasniqi kërkon nga organet e rendit zbardhjen sa më shpejtë të këtij akti makabër, ndërsa autorët të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar, thuhet në njoftimin e tij.
 
 
Haradinaj: Një akt i shëmtuar
 
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dëguar ngushëllime familjes Pista në Rahovec, pas vrasjes së kandidatit për deputet nga PDK-ja, Elvis Pista.

Në njoftimin e AAK-së,  thuhet se “kryetari Haradinaj me keqardhje të thellë e mori lajmin për atentatin” dhe “në emër të kolegëve, anëtarësisë së gjërë të AAK-së, në këto momente të rënda pikëllimi, ia përcjellë ngushëllimet më të thella familjes Pista, qytetarëve të Rahovecit, kolegëve e bashkëveprimtarëve të Elvisit, Partisë Demokratike të Kosovës”.
 
Haradinaj u ka bërë thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë që të jenë ekspeditive, t’i zbulojnë dhe t’ua japin dënimin e merituar autorëve të këtij akti tragjik, të shëmtuar e të ultë, që mori jetën e   Elvis Pista.
 
VV: Sa më parë ta zbardhin këtë krim
 
“Me keqardhje të thellë morëm lajmin për vrasjen makabre të kandidatit për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës, Elvis Pista, i cili u vra në prani të gruas dhe miqve të tij”, theksohet në një deklaratë Të lëvitjes Vetëvendosje lidhur me vrasjen e Elvis Pistës në Rahovec.
 
VV shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve të të ndjerit, miqve, dashamirëve, bashkëpunëtorëve si dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
 
“Kërkojmë nga organet e rendit që sa më parë ta zbardhin këtë krim dhe përgjegjësin apo përgjegjësit e krimit t’i sjellin para drejtësisë”, thotë Vetëvendosje.
 
Redaksia Online
(e.s/g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim