Ekzekutohet me armë zjarri ish polici në Laç! 2 plumba ndaj 61-vjeçari sapo doli nga makina! Pistë hetimi, konfliktet e të birit, i cili i shpëtoi atentatit një vit më parë (VIDEO)

Laçi është tronditur nga krimi mëngjesin e sotëm. Ish polici i rrugores në Kurbin, Xhelal Reçi, 61 vjeç, është ekzekutuar më armë zjarri në orën 07:23 sapo doli  nga makina e tij tip ‘Benz’ për të hapur bizneset e tij, i cili kishte në pronësi një butik dhe një bar kafe në qendër të Laçit.

Autorët duket se kanë qenë duke e ndjekur dhe shfrytëzuan momentin kur ai zbriti nga makina për ta sulmuar me armë zjarri pistoletë! Autorët e kanë ruajtur dhe vëzhguar prej ditësh 61-vjeçarin para se ta vrisnin atë. Xhelal Reçi është qëlluar me dy plumba, njëri prej të cilit e ka kapur në gjoks dhe me reflekset e ish policit ka tentuar t’i shpëtojë sulmit duke hyrë në një rrugicë mes dy objekteve! Por plaga që kishte marrë ishte vdekjeprurëse! Xhelali njihej si njeri i urtë dhe i qetë dhe kishte 15 vite që kishte lënë profesionin e policit.

Paraprakisht, autorë dyshohet se ishin dy persona, njëri në cilësinë  e ekzekutorit dhe tjetri shofer, të cilët janë larguar me makinën tip ‘Toyota’ dhe e kanë djegur atë në Milot. Rezulton se automjeti është vjedhur para një muaji në Mbrostar të Fierit, brenda së cilës nuk është gjetur asgjë që mund të ndihmojë në hetime. Pasi kanë djegur automjetin, autorët dyshohen se mund të jenë ndihmuar nga persona të tjerë dhe janë larguar për të humbur gjurmët!

Deri tani janë shoqëruar 12 persona dhe janë sekuestruar disa kamera sigurie. Nuk dihen ende se kush janë autorët, por fakti që zona ka shumë kamera sigurisë dhe është e banuar mund të hedh dritë shpejt në identifikimin e autorit.

Pistë kryesore e hetimit të ekzekutimit të Xhelal Reçi janë konfliktet e të birit Besnik Reçi, të cilit një vit më parë i është bërë një atentat gjatë kohës që po lëvizte me familjen e tij. Ngjarja ndodhi në gusht të 2020, ku Besnik Reçi ishte në makinë bashkë me familjen e tij, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, kur u qëllua nga dy persona që lëviznin me motor. Fatmirësisht nga plumbat nuk mbeti njeri i lënduar, ndërsa ngjarja nuk është zbardhur as sot.

I biri Besnik Reçi njihej si një person tejet problematik, ku sherret dhe konfliktet i kishte të shumta me personat në Laç e më gjerë. Që prej kohës që i është bërë atentati, Besnik Reçi ka qëndruar pothuajse i fshehur dhe nuk ka lëvizur në ambiente të hapura, për shkak të frikës se mund ta vrisnin.

Pas ngjarjes së rëndë policia e Lezhës, menjëherë  ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.  Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

1635765451_RECI.jpg

Viktima Xhelal Reçi

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:28
Ekzekutimi i 61-vjeçarit në Laç, makina kishte targa greke false, u vodh në Fier! Brenda nuk u gjet asgjë

1635754254_makina.jpg

Detaje të reja nga ekzekutimi i Xhelal Reçit në Laç të Kurbinit. Targat e makinës rezultojnë të jenë të mbivendosura dhe janë targa greke.

Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se makina është vjedhur para një muaji në Mbrostar të Fierit. Viktima ka marrë dy plumba në trup nga tre herë që është qëlluar me pistoletë. Brenda makinës së djegur nuk është gjetur asgjë që mund të ndihmoj në hetime. Nuk është gjetur as arma e krimit.

Ora 11:31
U ekzekutua sot me 2 plumba në gjoks, ja kush është 61 vjeçari ish-polic (FOTO-ja)

1635765306_RECI.jpg

Report Tv ka siguruar foton e ish-policit të vrarë,  Xhelal Reçi, 61 vjeç, që u ekzekutua sot më armë zjarri në orën 07:23 sapo kishte ndalë nga makina dhe po shkonte të hapte bizneset e tij. 

Ora 09:00
Vrasja në Laç, ish polici u ekzekutua sapo doli nga makina! Pistë hetimi, konfliktet e të birit, i cili është problematik

Xhelal Reçi është qëlluar në qendër të Laçit sapo ka zbritur nga makina tip ‘Benz’ ku ishte drejtuar për të hapur biznesin e tij. Në momentin që është qëlluar, Xhelal Reçi ka tentuar të largohet për t’u mbrojtur pas biznesit të tij, por nuk ka mundur dot t’i mbijetojnë plagëve dhe ha humbur jetën. Xhelali njihej si njeri i urtë dhe i qetë.

Xhelal Reçi dyshohet se është ekzekutuar për shkak të të birit, Besnikut. Kjo është pista kryesore ku po hetohet për momentin, ndërsa po krijohen lidhjet me atentatin e dështuar për eliminimin e tij fizik të një viti më parë.

I biri Besnik Reçi njihej si një person tejet problematik, ku sherret dhe konfliktet i kishte të shumta me   personat në Laç e më gjerë.  Që prej kohës që i është bërë atentati, Besnik Reçi ka qëndruar pothuajse i fshehur dhe nuk ka lëvizur në ambiente të hapura, për shkak të frikës se mund ta vrisnin. I ati, me eksperiencën e ish-policit është munduar disa herë për të shuar problemet e të birit, ka ndërhyrë tek personat me të cilët ka pasur probleme.

Ora 08:46
Vrasja e ish-policit në Laç, gjendet një makinë e djegur në Milot, dyshohet e autorëve (VIDEO)

Një automjet i djegur është gjetur në Milot, pak orë pas ekzekutimit të ish-policit Xhelal Reçi. Dyshohet se automjeti i gjetur i shkrumbuar u përdor nga atentatorët, një skemë kjo e përdorur nga ekzekutorët edhe në shumë vrasje të tjera.

Policia njofton se vijon puna intensive për fiksimin e çdo provë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Ora 08:15
Ekzekutimi i ish-Policit në Laç, një vit më parë i shpëtoi plumbave djali i tij bashkë me familjen! Dy persona me motor e ndoqën dhe e qëlluan tre herë

 

Xhelal Reçi u qëllua për vdekje mëngjesin e sotëm në Laç, e teksa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, rezulton se djalit të tij, Besnik Reçit i është bërë atentat një vit më parë. Reçi ishte bashkë me familjen në makinë, gruan dhe dy fëmijët e mitur, kur u qëllua nga dy persona me motor. Më datë 15.08.2020, në lagjen ‘’Xhenjo’’Lezhë, në rrugën Lezhë-Shëngjin, motori ndoqi automjetin e Besnik Reçit, duke e qëlluar tre herë, por fatmirësisht plumbat nuk kapën asnjë. Autorët e atentatit nuk janë identifikuar as sot.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dino: 01/11/2021 15:42

    Gjithe policat kur do marin pension, keshtu do ikin sepse u ngopen me lek duke ndihmuar kriminelet. Do i vij radha te gjitheve sepe ne kuriz te popullit asnje nuk mund te loz

    Përgjigju
  • Laçi: 01/11/2021 11:48

    Po ca faji ka baba o legena, Kur skeni takat me kap te zotin Mos e trashni kot! Hajt ju rujt zoti.. Se kto te policise pa merak Vec lek marrin sja ndjen shume se kush vritet Mjafton te vriten se i duhen statistika, Dhe analiza mujore, kane ca diskutojne Se pa ngjarje skane jete kto plera!!!

    Përgjigju
    • O laqi: 14/11/2021 19:35

      Derdhje spontane seminale hahahaha sa i nalt

    • Laqi: 01/11/2021 15:47

      Baba ka faj o legen se prej atij babe ka dal nje kriminel dhe po te ishte bab ai se kish lon fmine si derdhje spontane seminale po e kish eduku me dashuri ndaj te ngjashermve.Ky djali ketij kur ka vra dike a ka pyt shume per baben nonen e dikujt ?Prandaj ti legen vere vendin tend nvend te atyre qe ju ka vra dike djali ketij babes e pastaj fillo mundohu me llogjiku.Se kollaj me vra shume kollaj...puna eshte a ke burrni me prit te njejten gje nga ana tjeter se sta fal kush jo cdo gje ne ket jete lahet ne nji menyre ose tjeter.Kjo vlen per tgjitha vjelljet seminale qe gelojne neper shqiperi me shumice.

  • Shkodrani: 01/11/2021 08:56

    Po si na mbyti injoranca. Po ku e dini qe autoret e vezhgonin prej kohesh?

    Përgjigju
  • Ska shtet as polici: 01/11/2021 08:52

    Kjo vrasje do ishte parandaluar po te kapeshin autoret qe qelluan nje vit me pare djalin . Po ate lajm as mediat nuk e dhan vetem artan hoxha foli

    Përgjigju
    • Tata: 01/11/2021 15:09

      Poqese familja vete nuk kerkon ndjekjen e njerezve qe kane konflikt,ste ben gje dot askush,por do vriten si minjte. Kepute zinxhirin dhe fiton jeten. Ska asnje rruge tjeter. DUHET DENONCUAR ARMIKU YT SE TE THAU

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë