Ekzekutohet në atentatin e dytë
 me snajper i dënuari për vrasje

Ekzekutohet në atentatin e dytë<br /> me snajper i dënuari për vrasje
SHKODËR -  Rreth nje vit me pare mundi t'i shpetonte nje atentati me arme, por kete radhe plumbat i kane marre jeten Xhabir Sheges. 51-vjecari u ekzekutua me snajper kete mbremje ne oborrin e baneses se tij ne lagjen Ajasem poshte Kalase se Rozafes. Shega fillimisht u transportua ne spitalin e qytetit te Shkodres por nuk mundi te dale gjalle nga reanimacioni si pasoje e plageve te renda nga dy plumba ne pjesen e kraharorit. 

Sipas policise, mendohet qe autori te kete qene ne nje largesi te konsiderueshme me objektivin e atentatit, ndaj dyshimet jane qe te behet fjale per nje ekzekutim me snajper, ndersa motivet dyshohet te lidhen me hakmarrjen, kjo pasi Shega ishte ne gjak me tre fise ne Shkoder. Ne fakt e njejta metode eshte perdorur edhe ne gusht te 2014-es per te eliminuar fizikisht Xhabir Shegen, por qellimi i atentatoreve nuk u arrit. Ne ate kohe banesa e Sheges u qellua me snajper nga Kalaja e Rozafes, ku mbeti i plagosur rende ne oborrin e shtepise Sadetin Lohja dhe u lendua lehte Xhabir Shega.

xhabir shega
(Viktima, Xhabir Shega) 

51-vjeçari është person me precedent penal, në vitin 2002 Shega ka vrarë me armë zjarri Endrit Bajrin ne tetor te 2011-shit dhe sipas policisë ka bërë 12 vite burg duke lënë institucionin e vuajtjes së dënimit në vitin 2014.

51-vjeçari njihet në Shkodër me emrin Vil Shega.

Familja Shega ka qene edhe here te tjera objektiv i sulmeve me armë zjarri pasi edhe me 6 Qershor te 2014-es në lagjen e “Bahcallekut” mbeti i vrarë një person dhe u plagosen dy të tjerë, ndërsa autorët e krimit tentuan të ekzekutonin Nezir Shegen. 

Mësohet gjithashtu se Shega është djali i tezes së ish-zëvendëspresidentit të Vllaznisë Isuf Isufi. 

policia
policia
 FOTO

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së/ Tensionet te sheshi Uilson, Gazment Bardhi: Sa herë ka thirrje 'Rama ik', policia agresive ndaj qytetarëve

Protesta e PD-së/ Tensionet te sheshi Uilson, Gazment Bardhi: Sa herë ka thirrje 'Rama ik', policia agresive ndaj qytetarëve