Ekzekutohet ortaku i Dritan Gjikës në Ekuador, i përfshirë në skandalin e lidhjes së mafias shqiptare me presidentin e vendit

Ekzekutohet ortaku i Dritan Gjikës në Ekuador, i përfshirë në skandalin e lidhjes së mafias shqiptare me presidentin e vendit

Dritan Gjika, Ruben Cherres

Policia ekuadoriane konfirmoi të ditën e djeshme vrasjen e një personi të hetuar nga Prokuroria e Ekuadorit në një komplot ku është përfshirë kunati i presidentit të vendit, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas hetimeve, viktima dyshohet se ishte anëtar i një grupi kriminal shqiptar që operon në Ekuador. Emri i tij figuron edhe në çështjen e përvetësimit për të cilin president ii vendit, Guillermo Lasso pritet të shkarkohet me vendim të gjykatës Kushtetuese.

Si policia ashtu edhe ministri i Brendshëm ekuadorian, Juan Zapata, konfirmuan identitetin e të ndjerit në Tëitter: Rubén Cherres. Bashkë me të, tha policia, ishin edhe tre viktima të tjera emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur. Trupat e tyre u gjetën në qytetin bregdetar të Punta Blanca, rreth 100 kilometra nga Guayaquil, në jug të vendit.

Prokuroria kishte rihapur hetimin ndaj të ndjerit në muajin shkurt, pas disa zbulimeve gazetareske ku u raportua se Cherres kishte kontakte me kunatin e presidentit ekuadorian dhe përveç kësaj, kishte qenë objekt i përgjimit nga policia mes periudhës “Qershor 2021 dhe Janar 2021 dhe gjatë vitit 2022” për lidhjet e tij me mafien shqiptare me bazë në Ekuador. Si rezultat i këtyre përgjimeve, policia përgatiti një kallëzim por hetimi u mbyll me kërkesë të Prokurorisë dhe me urdhër të gjyqtarit.

Krahas lidhjes së tij të dyshuar me mafien shqiptare, Cherres shfaqet edhe përkrah Danilo Carrera, kunatit të Presidentit Lasso.

Me sa duket, Cherres dhe Carrera ndikuan në vendimin e qeverisë aktuale për të mbajtur një kontratë me kompaninë shtetërore të transportit të naftës, Flopec, e cila dëmtoi arkën e shtetit. Një komplot që Lasso e ka mohuar, duke aluduar se kontrata është nënshkruar para se ai të ishte president.

Kur çështja u bë publike, në mes të janarit, Lasso reagoi duke siguruar se ai kishte dhënë urdhër për të lokalizuar Hernán Luque, ish-presidentin e tij të Kompanisë Koordinuese të Kompanive Publike, dhe bashkëpunëtorin e supozuar në territorin kombëtar, Ruben Cherres .

Në disa audio të publikuara ditë më parë, Luque dhe Cherres dyshohet se u dëgjuan duke negociuar pozicione në qeverinë Lasso në këmbim të parave dhe duke emëruar Danilo Carrera, kunatin e presidentit, për këtë detyrë. Mes tyre, ai i ministrit të atëhershëm Bernardo Manzano. 

Shqiptari nga Shkodra Dritan Gjika shfaqet si një biznesmen i madh në dokumentet e kompanisë, të cilat tregojnë marrëdhënien e gjatë të biznesit që ekziston mes Cherres dhe Gjikës. Ky i fundit akuzohet se krijonte kompani brenda ditës të cilat i përdorte për pastrimin e parave. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet