Ekzekutoi me breshëri plumbash 2 kushërinjtë në Laç, dënohet me burg për jetë Markel Bushi! Ngjarja në 2019 pas një sherri për foton në Facebook

Ekzekutoi me breshëri plumbash 2 kushërinjtë në Laç, dënohet me burg për jetë Markel Bushi! Ngjarja në 2019 pas një sherri për foton në Facebook

Markel Bushi

Gjykata e Apelit në Tiranë, ka dënuar me burg përjetë Markel Bushin, i akuzuar për vrasjen e dy kushërinjve, Klevi Dodaj (Jushi) dhe Erjon Jushi, ngjarje e ndodhur në Laç në vitin 2019. Bushi apeloi vendimin e dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, që e kishte dënuar me burg përjetë, duke kërkuar një formë më të lehtë dënimi, por Apeli la në fuqi të njëjtin vendim.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në qendër të qytetit dy vite më parë, pas një sherri për shkak të një fotoje të hedhur në facebook. Autori dhe viktimat, janë përplasur fillimisht në ambientet e një lokali në qendër të Laçit, dhe më pas në sherr e sipër janë përdorur armët.

Ata ishin të njohur me njëri-tjetrin dhe debati në lokal nisi për një foto në rrjetet sociale. Në konflikt u përfshinë edhe vëllai i vogël i Markel Bushit, Manuel Bushi si dhe kushëriri i tyre, Vincesk Pali, ndërsa Markel Bushi u vetëdorëzua pas ngjarjes duke pranuar autorësinë dhe duke shfaqur pendesë.

Si ndodhi ngjarja në 2019

Konflikti ka qenë i çastit, ndërsa shkak është bërë vëllai i vogël i Markel Bushit, Manueli i cili pas grindjes me dy kushërinjtë ka marrë në telefon vëllanë e madh dhe kushëririn e tij Vincesk Pali. Pas sherrit të nisur brenda në lokal, dy palët më pas kanë dalë jashtë për t'u sqaruar, konflikti ka agravuar dhe duke parë që autorët kishin armë me vete, dy kushërinjtë janë larguar me vrap. Por, autorët i kanë ndjekur për rreth 100 metra Kelvin dhe Erion Jushin dhe i kanë qëlluar disa herë me pistoletë.

Njëri nga dy kushërinjtë është qëlluar në hyrjen e një pallati në tentativë për të ikur, ndërsa tjetri në rrugë. Plumbat i kanë kapur disa herë ne trup kushërinjtë. Ata u dërguan në gjendje të rëndë për jetën në një spital privat në Tiranë për ndihmë të specializuar por ndërruan jetë si pasojë e plagëve që morën.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Dosja e terroristëve, ish-prokurorja Imeraj: Nga vettingu u shkarkova për Natën e Kadrit, më vinin SMS që të ‘thamë mos u merr me ne’

Dosja e terroristëve, ish-prokurorja Imeraj: Nga vettingu u shkarkova për Natën e Kadrit, më vinin SMS që të ‘thamë mos u merr me ne’