Dy djemtë dhe nëna nga Kopliku vrasin me plumb në kokë efektivin malazez në makinën e policisë, shkëmbim zjarri edhe në kufirin kroat (VIDEO)

MAL I ZI - Një familje shqiptare nga Malësia e Madhe (qyteti i Koplikut), nëna 67-vjeçare dhe dy djemtë e saj, njëri prej të cilëve në kërkim nga autoritetet shqiptare për tentativë vrasje, u arrestuan nga policia malazeze për vrasjen e një efektivi të policisë. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në qytetin bregdetar Igalo rreth 5 km larg kufirit kroat, ku sipas hetimeve paraprake, policin e ka qëlluar me një plumb në kokë një nga djemtë e të moshuarës, Luan Hasanaj 43 vjeç.

Si ndodhi ngjarja?

Nëna, Nure Hasanaj dhe dy djemtë Luan dhe Lulëzim Hasanaj 49 vjeç, dyshohet të kenë kaluar në këmbë kufirin nga Kosova për në Mal të Zi. Ata janë ndaluar nga autoritetet e kufirit për shkak se ishin pa dokumente identifikimi, ndërsa në momentin e ndalimit kanë thënë se janë nga Kosova. Të tre janë marrë me një makinë policie për t'u shoqëruar në komisariatin e Policisë së Herceg Novit. Në këtë moment, rreth 5 kilometra nga kufiri kroat, Luan Hasanaj ka nxjerrë nga një qese, të cilën e mbante në dorë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në kokë policin që ishte në makinë, 41- vjeçarin Millutin Lekoviq, malazez, i cili ndërroi jetë në spitalin e Risanit. Të tre shqiptarët ishin të ulur në pjesën e pasme të makinës së policisë, prej nga Luan Hasanaj qëlloi me një plumb në kokë efektivin nga Mali i Zi.

Largimi pas vrasjes së policit

Por nuk janë mjaftuar me kaq. Pasi kanë vrarë policin, nëna e moshuar me dy djemtë kanë dalë nga makina dhe kanë vrapuar të kalojnë në këmbë kufirin kroat. Ata u arrestuan pas një shëkmbimi zjarri me policinë në vendin e quajtur Fusha e Sutorinit, teksa tentuan të kalonin në Kroaci. Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i plagosur në dorë edhe Luan Hasanaj, autori i vrasjes së policit. Tre shtetasit Shqiptar janë arrestuar ditën e dielë rreth orës 17:00 ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në Igalo të Malit të Zi rreth 5 km larg kufirit kroat.

Luan Hasanaj i arratisur nga Shqipëria

Luan Hasanaj kërkohej nga autoritetet shqiptare për tentativë vrasje në bashkëpunim. Në 5 maj të vitit 2008 ai ka plagosur me armë zjarri në fshatin Kamicë të Malësisë së Madhe. Për ngjarjen është arrestuar vëllai i tij, Lulëzim Hasanaj, ndërsa Luani u shpall në kërkim pasi mundi të largohej.

Zyrtarët më të lartë të Malit të Zi, presidenti Milo Gjukanoviç dhe kryeministri Dushko Markoviç, ngushëlluan familjen e pjesëtarit të policisë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pupi: 17/12/2019 10:49

    Kaq idiot te jene valle?? Duhen kontrolluar per te meta mendore fillimisht.

    Përgjigju
  • Kafsha: 17/12/2019 10:23

    Bajga fshatarë na flliqen, po pse ore qelbesira për gjera kaq të vogla shkaktoni drama të tëra? Po na felliqet ore mutër na felliqet, o neandërtalë ! Po si ore vret tjetrin vetem e vetem se Po të shoqeron në komisariat duke qënë se je pa dokumenta? E shumta do ti perzenin nga vendi qe te mos hynin për nje periudhe kohe. Dmth për diçka të tillë duhet te vrasesh? Bo bo bo na felliqen shtazet!

    Përgjigju
    • Keoati: 22/12/2019 08:02

      Nuk e lexove fare lajmin! Ishin ne kerkim per vrasje pranda e moren me kembe..... Dhe besoj u ndjen te rrezikuar

  • nena: 17/12/2019 08:37

    E mjera nene

    Përgjigju
  • F-35: 17/12/2019 08:24

    S'kemi te drejte te fyejme kafshet duke i krahasuar me keta monstra.

    Përgjigju
  • Ilo: 17/12/2019 02:01

    Kafshet e Postribes mire ju a bente Enveri qe i q. u burra e gra bashke. plehra.

    Përgjigju
  • tajari: 17/12/2019 00:22

    FAMILJE KRIMINELESH,,,ptu,,rrace e poshter maloku….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit