TIRANE- Gjykatës e Tiranës ka dënuar me 24.4 vite burg dy djemtë dhe kryefamiljarin e familjes Morina, të cilët ekzekutuar me thikë faturinon e furgonit Julian Çuni.
Vendimi është dhënë disa ditë më parë, ku trupi gjykues pas shqyrtimit të provave ka pranuar kërkesën e prokurorisë për deklarimin fajtor të tre anëtarëve të një familje. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2012 ndërkohë që shkak ka qënë konflikti për 150 lekë të vjetra, të biletës së furgonit të linjës Tiranë-Durrës.
Vrasja ka ndodhur disa metra poshtë kryqëzimit të “Zogut të Zi”, ku pas një sheri Brenda në furgon, tre autorët dhe viktima kanë zbritur poshtë, ku në këtë moment Julian Çuni është qëlluar me thikë, duke u lënë i vdekur në vend. E gjithë ngjarja është rregjistruar nga kamerat e sigurisë të vendosura nga policia për monitorimin e sigurisë në autostradë, ndërkohë autorët janë larguar me shpejtësi mes pallateve.
Në 11 shkurt të këtij viti gjykata e Tiranës ka dënuar me 10 vite burg shtetasin Klodian Morina, 7 vite burg është dhënë për kryefamiljarin Sulejman Morina dhe 7.4 vite burg për djalin tjetër Behar Morina. Të tre të pandehurit gjatë gjykimit të dosjes kanë pranuar autorësinë e krimit, duke pohuar se vrasja ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër. Për pasojë ata kanë kërkuar gjykim të shkurtur, kërkesë e cila është pranuar nga gjykata e Tiranës, e cila në vendimin e saj përfundimtar vendosi ti ulë me 1/3 masën e dënimit për tre të pandehurit.
Shkrimi u publikua sot (16.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com