Para se të shndërrohej në “Xhihadisti John”, ekzekutuesi i ISIS, britaniku Mohamed Emwazi bënte pjesë në një celulë të fjetur të Al-Qaedës, të quajtur “Djemtë e Londrës”, që planifikonin të realizonin atentate në Britaninë e Madhe me urdhër të Osama Bin Laden.

Lajmi behët me dije nga Daily Mail, që shpjegon sesi në këtë grup bënin pjesë dhe tre të rinjtë të stërvitur në kampet e Al-Qaedës në Somali.

Sipas disa e-maileve të dërguara nga “ekzekutuesi i ISIS” me një gazetar të Daily Mail, në 2010-tën ai shkruante se ndihej i përndjekur nga shërbimet sekrete britanike aq sa kërcënonte për vetëvrasje, si e vetmja mënyrë për t’u larguar nga përndjekja e agjentëve 007-të.


Redaksia Online
(Gre.M/shqiptarja.com)