Ekzema/ Si diagnostikohet dhe si kurohet sëmundja e lëkurës

Në emisionin e mirënjohur “Këndi i Ekspertit” në Report TV, të drejtuar nga gazetarja Valbona Mhilli, në rubrikën “Mjeku im” këtë të javë ka qenë e ftuar Loreta Kuneshka, mjeke dermatologe pranë QSUT-së. Ekspertja ka folur për një sëmundje të lëkurës që është mjaft e përhapur si ekzema. Ajo fillimisht ka sqaruar se çfarë është ekzema dhe cilat janë shenjat që tregojnë se vuajmë nga kjo sëmundje dhe si diagnostikohet ajo. Doktoresha ka shpjeguar se si trajtohet ekzema dhe si kurohet kjo sëmundje. Më pas mjekja Loreta Kuneshka u është përgjigjur pyetjeve live të qytetarëve për problematika të tjera.

Sot do të flasim për ekzemën. Çfarë është ekzema?

Cilat janë shenjat që tregojnë se vuajmë nga kjo sëmundje dhe si diagnostikohet ajo? Si trajtohet dhe si kurohet ekzema?

Çfarë është ekzema?

Ekzema është një nga sëmundjet më të përhapura dermatologjike, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Pavarësisht pamjeve që mund të keni parë dhe që fillimisht mund t’ju kenë frikësuar, ekzema është një sëmundje e lëkurës dhe mbetet vetëm në lëkurë, d.m.th. nuk prek organet e brendshme dhe nuk rrezikon jetën e pacientit. Kjo është ana pozitive e kësaj sëmundjeje. Në fazat e para të saj, ekzema quhet ndryshe edhe dermatit atopik. Është një sëmundje e trashëgueshme. Ka persona që, për fatin e tyre të keq, kjo sëmundje iu shfaqet që kur lindin apo që në muajt e parë të jetës. Ka edhe persona të tjerë, të cilëve iu shfaqet në moshë madhore. Sëmundja ka komponentin e trashëgimisë, pastaj faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në shpërthimin e saj, janë edhe alergjitë, sepse në bazë të kësaj sëmundjeje është fenomeni alergjik. Këtu mund të përmend kushtet mjedisore ose personat që mund të jenë alergjikë nga ambienti, nga pluhurat, nga elementë të tjerë që shkaktojnë alergji edhe në organet e tjera, si p.sh. polenet e luleve që shkaktojnë alergji në organet e frymëmarrjes.

Kemi disa lloje ekzemash ose disa lloje dermatitesh. Kemi dermatitin e kontaktit që vjen kur personi ka alergji nga diçka me të cilën bie në kontakt lëkura e tij. Dermatiti i kontaktit te bebet mund të shfaqet në fytyrë, në qoftë se mund të jetë alergjik nga kremrat e ndryshëm ose nga solucionet larëse ose nga vajrat që përdorin nënat, në mënyrë që lëkura e bebes të qëndrojë e freskët dhe e butë. Jo se këto janë të dëmshme, por në përbërjen e tyre mund të ketë ndonjë element ndaj të cilit fëmija është alergjik. Kjo bën që lëkura e tij të mos mbetet më një lëkurë normale, por të shfaqen eritemat dhe të gjithë elementët e tjerë dermatologjikë që në gjuhën popullore njihen si puçrra, të cilat mund edhe të infektohen nga kruarja dhe të hapen duke lënë edhe shenja. Njëkohësisht këto kanë edhe ndjesinë e djegies dhe bëjnë që fëmija të grindet. Këto gjithnjë nëse flasim për fazën kur pacienti është një fëmijë i vogël. Ndërsa pacientët e rritur shprehen vetë se çfarë ndjesie kanë prej kësaj sëmundjeje, pra kanë kruarje dhe djegie. Këto simptoma e bëjnë këtë sëmundje shumë të bezdisshme. Duhet të them që te shumë fëmijë të vegjël dermatiti i kontaktit shkaktohet nga përdorimi i pampersave, nga pelenat. Shumë fëmijë janë alergjikë ndaj tyre. Shumë elementë që një fëmijë i ka të shfaqura në fytyrë, disa fëmijë të tjerë mund t’i kenë në zonën gluteale, pra në zonën që mbulohet me pampers. Mirë është pastaj që te këta fëmijë të përdoren si vite më përpara, garza me përbërje 100% pambuk, të lara mirë dhe të hekurosura, në mënyrë që të eliminohen sa më shumë dermatitet e kontaktit. Gjithashtu dermatiti mund të shfaqet edhe në zona të ndryshme të trupit, në qoftë se veshja e tyre ka në përbërje një fije që fëmijëve u shkakton alergji, d.m.th. mund të shfaqet edhe në krahë, edhe në këmbë dhe kudo në trup. Dermatiti i kontaktit shfaqet në forma të ndryshme.

Si vjen kjo sëmundje? Shkak i saj është vetëm se është e trashëgueshme apo ka edhe ndonjë shkak tjetër?

Duhet të ketë edhe ndonjë element tjetër që shkakton shpërthimin e saj sepse njerëzit mund të kenë sëmundje të trashëguara gjenetikisht, pra janë të prirë për ta shfaqur atë sëmundje, por duhet të ketë edhe disa faktorë të tjerë predispozues që shkaktojnë shpërthimin e saj. Siç thashë, te dermatiti i kontaktit shkak i shpërthimit janë veshjet ose gjërat e tjera me të cilat personat bien në kontakt. Te të rriturit haset shumë shpesh dermatiti i kontaktit, që ndryshe njihet edhe si ekzema profesionale, e cila shfaqet në duar ose në këmbë, p.sh. te punëtorët e ndërtimit, kur dikujt i shkakton alergji çimentoja apo përbërësit e ndryshëm të llaçit; te bojaxhinjtë kur dikujt i shkaktojnë alergji përbërësit e ndryshëm të bojërave; te femrat të cilat merren shumë me larjen e enëve sepse në detergjentët e ndryshëm që ato përdorin, mund të ketë përbërës të tyre të cilët shkaktojnë alergji. Karakteristike te këta persona është që ekzema apo dermatiti i kontaktit shfaqet vetëm në duar, ndërsa pjesët e tjera të mbuluara të trupit i kanë normale. Gjithashtu dermatiti i kontaktit mund të shfaqet edhe në zonën e këmbëve te persona të cilët gjatë periudhës së verës nuk mbajnë çorape dhe mund të jenë alergjikë qoftë edhe ndaj pluhurave të mjedisit të jashtëm ose ndaj solucioneeve të ndryshme që ndodhen në mjedisin ku ata punojnë.

A shpëtohet prej kësaj sëmundjeje apo ajo rishfaqet?

Shërim nuk ka. Nuk mund të themi se është sëmundje e pashërueshme sepse kjo fjalë përdoret për sëmundjet që rrezikojnë dhe marrin jetë. Kjo është një sëmundje e mjekueshme, por në momentin kur ndërpritet mjekimi, ajo mund të rishfaqet. D.m.th. që ekzema është një sëmundje kronike. Kjo do të thotë që personat që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të jenë gjithnjë në kontakt me mjekun, në mënyrë që të jenë gjithnjë nën kontrollin e tij dhe me mjekime. Në momentin kur kanë përmirësime, ata mund të ulin dozën e mjekimit, i cili gjithnjë ka në bazë të tij kremra dhe kortizonikë dhe kortizoni nuk duhet përdorur me tepricë pasi jep edhe ai efektet e veta anësore dhe negative.

Kemi edhe dermatitin seboroik apo ekzemën seboroike. Edhe kjo lloj ekzeme ka komponentin e vet gjenetik, por zakonisht shpërthen te personat me imunitet të ulur, te personat që mund të vuajnë nga virusi HIV, madje shumë herë mund të jetë shenja e parë. Pra, një dermatit sboroik i cili nuk arrin të menaxhohet me mjekim, të shtyn të mendosh për të bërë një test imuno-defiçence dhe pas këtij testi shumë persona kanë rezultuar pozitivë me virusin HIV. Duhet të them se kjo është një shenjë që këta persona duhet t’i shtyjë për t’u diagnostikuar më herët. Mund të prekë edhe persona, të cilët vuajnë nga leucemia ose nga sëmundje të tjera të gjakut, si pasojë e të cilave kanë imunitet të ulët. Mund të prekë personat që vuajnë nga sëmundja e parkinsonit, te të cilët e hasim shumë shpesh shpërthimin e dermatitit seboroik. Dhe gjithnjë prek zonat e kyçeve ose ato zona ku bëhet bashkimi dhe përthyerja e lëkurës, si në sqetulla, në rrëzë të kofshëve. Por mund të shfaqet edhe në fytyrë, në zonat pas veshëve, por edhe në zonën e kokës. Dermatiti seboroik paraqitet gjithnjë me eritemë, pra me skuqje dhe zbokth të tepruar, gjë që është e bezdisshme. Por njëkohësisht shkakton edhe probleme psikologjike te personat e prekur, në lidhje me marrëdhëniet e tyre me njerëzit e tjerë. Siç e thashë, nuk është sëmundje e rrezikshme për jetën, por duhet mbajtur gjithnjë nën kontroll mjekësor dhe me mjekime.

Jam nga Tirana. Kam çarje te thembrat e këmbëve. Ndërsa te fyelli i këmbëve kam një lloj lëkure të thatë dhe kohë më parë kam pasur prapa qafës një pjesë të lëkurës të kuqe, të thatë, si e djegur. Jam vizituar te mjeku, jam mjekuar, por përsëri kam pasur shqetësime.

Këshilla ime është që çdo shenjë në lëkurë të diagnostikohet nga mjeku specialist. Në këto raste nuk na ndihmojnë shumë analizat laboratorike, siç mund të ndihmojnë në rastet e sëmundjeve të tjera, si p.sh. në sëmundjet e organeve të brendshme. Me këto që tha zonja duhet të ketë ose dermatit seboroik ose fillimin e një psioraze. Ndoshta do të ishte mirë përdorimi i një pomade në përbërje të së cilës ka acid salicilik, i cili bën heqjen e atyre pjesëve të lëkurës që ngjajnë si luspa të bardha. Gjithashtu pomada duhet të ketë edhe një përqindje të vogël kortizoniku, sepse heqja e kësaj pjese të lëkurës do të çonte në skuqjen e lëkurës dhe një kortizonik i lehtë do ta eliminonte këtë. Pra një krem i përbërë prej acidit salicilik dhe deksometazonit po një kortizoniku tjetër të lehtë, do të ishte i nevojshëm në këtë rast. Kemi edhe përbërësit lanolinë, vaselinë, të cilët janë mbushësit e një kremi hidratues. Me sa tha zonja, duhet të ketë psiorazë, por baza e mjekimit është kjo që sapo thashë. Kremrat mund të kenë emra të ndryshëm, por duhet parë përbërja e tyre. Pra, ata duhet të kenë acid salicilik dhe një përqindje kortizoniku. Pastaj në momentin që shenja mbetet vetëm si njollë në lëkurë, pra e kuqe dhe pa ato luspat e bardha të lëkurës, atëherë mjekimi i duhur do të ishte një krem me përbërës kortizoniku, për pak ditë, dhe më pas të përdoreshin vetëm kremra zbutës dhe hidratues, sepse kremrat të cilët kanë në përbërjen e tyre medikamente duhet që të përdoren vetëm në rastet e acarimit të sëmundjes, sepse përdorimi i gjatë i tyre mund të sjellë edhe efekte anësore negative.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Essi: 10/05/2023 00:33

    Doktori qe jep kura popullore Ylli Merja do te ju ndihmonte shume ne keto raste. Une personalisht kam perdot oer ekzeme te duarve dhe kembeve I kam lare kembet fillisht me uje me sode buke dhe uthull te paperpunuar molle Me pas kam marr nga doktori Propolis Rigoni edhe e pine me pika edhe e e perdor ne siperfaqe te lekures duke i pikuar disa pika ,pasi me jane thate kenbet i kam luer me nje krem qe quhet “krem per mykun” Mu zhduken plotesisht e lash mjekimin la perfunduar mu shfaqen pas nje viti!

    Përgjigju
  • Valbona: 13/10/2021 23:25

    Pershendetje! A mund te me jepni nje numer kontakti te zoterise ju lutem?

    Përgjigju
  • Fatime: 29/11/2020 10:37

    Jam nje vajze 27 vjece qe 6 vjece kisha ne kembe si pucra te vogla si bytha pule mos dini ndonje krem i ndonje qe din keshtu si mjete popullore

    Përgjigju
    • Carti: 01/06/2022 23:51

      Find God

    • Muhamedi: 01/06/2022 23:51

      Lutju Zotit

  • Eri: 08/04/2020 16:33

    A mund te me jepni nje nr tel

    Përgjigju
    • Une: 01/06/2022 23:48

      jo

  • Tani: 06/11/2019 20:52

    A mundem tju takoj te lutem ?

    Përgjigju
  • Berti: 09/06/2019 11:02

    Kjo semundje eshte e sherueshme , personalisht kam pasur kete problem para rreth 10 Viteve kam perdorur lloj lloj kremrash por efekti i tyre ka qene momentale per jo me shume se nje jave. Kam shkuar tek nje Mjek Popullor aty tek zona e Xhamllikut me ka kerkuar qe ti coja Mjalte , Vere , dhe gjethe Mullage te Egerr , me tha se duhet te beja tre kura te tilla dhe me dhane 100% efekt , edhe persona te tjere qe kishin te till problemi me Lekuren ishin te kenaqur me efektin e ketij mjekimi Popullore. per ata qe kane kete lloj problemi Ju rekomandoj te interesoheni , sinqerisht nuk ja mbaj mend emrin se ka shume kohe qe kam qene atje, adresa e rruges Bajram Cela , ndodhet te rrugica pa dalje 15 metra perpara semaforit te tregu fruta perimeve te xhamlleku, shpresoj te kem ardhur ne ndinme per ata qe nuk din kete

    Përgjigju
    • luli: 12/01/2024 09:21

      persh kush ka nje infarmacojn per ekzemi se e kam

    • King: 20/10/2023 22:38

      me sheno ne viber te gjith qe keni problem me egzem 069674903

    • Tina: 21/07/2023 13:13

      Pershendetje, mund te interesohesh me shume te lutem te na japesh ndonje numer kontakti ose te gjesh emrin e tij Nga Kosova

    • luli: 05/08/2022 21:22

      persh un kam ekzem kush ka infrmacon qar mun te per dori

    • mimi: 29/01/2022 04:52

      ju lutem te me tregoni se si i perdore keto kura ose si i pergaditi ???

    • mimi: 14/10/2021 19:44

      si e beri kete kure u lyeve e perdore ne menyr orale te lutem me kthe nje pergjigjeje

    • Bledi: 18/11/2020 11:45

      me kthe nje per o Berti se nuk e njoh tiranen

    • Manuela: 08/10/2020 21:24

      Pershendetje cfar i beri mjalti mullagen e eger edhe veren e bashkoi me ato u lyve me thuaj ju lutem

    • Artan majaci: 02/10/2020 13:51

      Te lutem na jep naj emer a naj nr telefoni po munde.

    • Bledi durres: 08/08/2020 10:04

      pershendetje un kam 3 vjet qe kam ekzem ne duart ikin e shfaqen perseri tani se fundmi ka dal nje ilaq ne shba ilaq biologjik me qeliza qe jan rritur ne laborator dhe ka efekte 100 % qe mos te shfaqet me si semundje po nuk di si ta porosis po a mund te me tregoni ku ndodhet ky mjeku popullor ne tiran e cfar vere perdorte te bardh apo te kuqe

    • Bledi durres: 08/08/2020 09:58

      pershendetje po ku ndodhet ky mjeku se kam duart me ekzeme del e shfaqet prap por kam 3 vjet e nuk kam len krem pa perdorur tani se fundi kam kerkuar dhe ka dal nje ilaq ne shba biologjik me qeluza qe jan rritur ne laborator po nuk di si ta porosis po me jep adresen e ketij mjeku popullor ne tiran

    • Ela ela: 28/04/2020 00:23

      Si è ka pergatitur kete perberes se Kam kembet dhe duart u ben 7 muaj po' mjekohem po' PA snje rezultat

    • alfonso: 24/04/2020 23:33

      t lutem a e di si ta ka pergatitur e mban mend se kam babin qe vuan prej nj viti nga kjo semundje .nse mundesh me thuaj

    • Elisabeta: 09/03/2020 18:28

      Te lutem andresen

    • Rifadije: 21/01/2020 23:22

      Ju lutem adresen e kam djalin vetem 8 muaj vuan shum

    • Valon: 12/11/2019 21:19

      Ju lutem a mundeni te me jepni adresen apo nje nr kontakti se kam nje bebe qe vuan nga kjo

    • Sidorela: 09/11/2019 17:46

      Me fal a mund tme shpjegosh si jeni kuruar, e ka vajza ime kte problem ne kemb por nuk po i iken, esht e vogel 3 vjec, qysh 2vjec i filloj ky broblem, nuk e kuptoj pse, te lutem me shpjego si u kurove

    • Olimbi Xhaferaj: 30/10/2019 21:21

      Pershendetje, te lutem a mund te ma japesh adresen sepse kam disa muaj qe po mar mjekime dhe pa efekt. Kam lene punen per kete shkak kam ekzemen ne duar dhe fytyre.

    • arta: 20/10/2019 00:37

      me fal ne cilin vend edhte ky mjeku popullor?

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda