Lezha nuk njihet vetëm për bregdetin por dhe për monumentet historike e kulturore. Ndërmjet tyre, memoriali i Gjergj Kastriotit në qendër të qytetit është sajti më i vizituar gjatë këtij viti.
Sipas të dhënave zyrtare në 10 mujorin e parë të 2023-shit vendvarrimi i Skënderbeut është vizituar nga 17 200 turistë, duke njohur numrin më të lartë të turistëve në tre dekadat e fundit.
“Janë shënuar rekorde krahasim me çdo vit tjetër që nga viti 1981 kur është krijuar institucioni. Nga janari në tetor numri është 17 200 vizitor në total”, u shpreh Paulin Zefi, përgjegjës i memorialit.
Bashkëpunimi me agjencitë turistike dhe promovimi që i po i bëhet në vazhdimësi Lezhës ka ndikuar në bumin turistik. Krahas shqiptareve të Kosovës interes për memorialin kanë treguar te huajt, ku numrin më të lartë e zënë holandezet.
“Si rezultat i bashkëpunimit me agjencitë turistike holandeze, është bërë e mundur që në tetor të mos jetë më as Shqipëria e as Kosova vendi i parë për numrin e vizitorë, por të jetë Holanda. Është e hera e parë në histori që një shtet i huaj të jetë i pari në listë për numrin e vizitorëve”, tha më tej Zefi.
Memoriali i Skënderbeut, është vendi ku me 2 Mars 1444 u mbajt “Besëlidhja e Lezhës” dhe ku më 17 Janar 1468 u varros heroi kombëtar. Vendvarrimi i Skënderbeut përbën njërin prej monumenteve më të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Përveç mureve të kishës në këtë objekt gjendet edhe absida ku ndodhet i vendosur busti i Skënderbeut, afresku i Shën Nikollit, dritaret dhe tre harqet mbi derën e kishës. Në mure janë varura 25 mburoja prej bronzi të cilat tregojnë 25 betejat kryesore të Skënderbeut.
SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
28.5%
-
Pak
41.7%
-
Aspak
29.8%
Vota total: 319
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sherr për pronësinë në Kurbin, kushërinjtë qëllojnë me armë ndaj njëri-tjetrit, 3 të plagosur! Polici gjuan me armën e shërbimit
25 Korrik, 22:13
-
Pesë vite pas tërmetit, e moshuara mbetet rrugëve: Kryeministri dhe kryebashkiakja të më bëjnë shtëpinë ose ngujohem në Bashkinë e Kurbinit!
25 Korrik, 16:04
-
‘Rana e hedhun’ një mrekulli e Adriatikut, Rama ndan pamjet
25 Korrik, 14:25
-
Vatra e zjarrit në Malecaj vijon të jetë aktive, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët! Rrezikohen disa banesa
25 Korrik, 09:38
-
Reshjet e dendura të shiut, bllokohet aksi rrugor Mirditë-Fushë Arrëz! Shkak rrëshqitja e gurëve
24 Korrik, 18:46
-
Banorët e Krujës e Fushë Krujës në protestë bllokojnë aksin Thumanë-Kashar përplasen me policinë: Na kanë bllokuar lëvizjen me Tiranën
24 Korrik, 18:32
-
Lezhë/ Zjarr në malin e Rrencit, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët! Rrezikohen disa banesa
24 Korrik, 13:57
-
Lezhë/ Po mbytej në plazhin e Tales, shikoni videon kur pushuesit dhe roja bregdetare shpëtojnë 50- vjeçarin
24 Korrik, 12:59
-
Video/ Zjarr në malin e Rrencit, flakët përhapen për shkak të erës
24 Korrik, 11:21
-
‘Jam Pjerin Ndreu’, 3 mashtruesit i marrin 15 mijë euro biznesmenit Ylli Ujka! 2 në pranga, 1 në kërkim (EMRAT)
23 Korrik, 16:08
-
'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta
22 Korrik, 20:19
-
E rëndë në Lezhë, dy 19-vjeçarë marrin peng të miturin dhe e ngacmojnë seksualisht! E detyruan të përdorë fjalë fyese live në TikTok! Vihen në pranga
22 Korrik, 20:00