Elbasan, 1 Maji, punëtorët protestë
për të drejtat e tyre

Elbasan, 1 Maji, punëtorët protestë<br />për të drejtat e tyre
ELBASAN-Në ditën ndërkombëtare të punëtorëve, Levizja Egjyptiane Rome ka protestuar për më shumë punë dhe garantimin e të drejtave të punëtorëve. Kryefamiljarë, studentë të papunë, aktivistë iu bashkuan kësaj nisme duke bërë thirrje për më shumë punë dhe respektim e të drejtave të punëtorëve.

“Stop diskriminimit në punë", "Na ishte një herë një punëtor", "Diplomë po punë jo", Pa vjetërsi pune, pa pension" ishin disa nga pankartat e protestuesve. Aktivistët Ervis Çota e Besnik Bodurri theksuan se kjo nismë ka si qëllim të tërheqë vëmendjen për kushte më të mira pune dhe punësim.
 
“Duke qenë se sot është dita ndërkombëtare e punëtoreve, në shenjë proteste paqësore i bëjmë thirrje institucioneve për më shumë vëmendje ndaj punëtorëve ndaj kësaj klase e cila historikisht ka qenë e shtypur, asnjëherë nuk janë ofruar të drejta që ata meritojnë”, tha Çota.
 
“Kemi vendosur të reagojmë lidhur me situatën e papunësisë. Mungesa e punës prek një numër të madh shqiptarësh por ky problem është i lidhur me grupe të caktuara, veçanërisht për komunitetin rom dhe egjiptian. Bashkë bëjmë thirrje për më shumë punësim dhe respektim të të drejtave të punëtorëve”, tha Bodurri.
 
Unë kam dal për vuajtjet tona, pa punë pa pension pas asnjë përkrahje nga Bashkia, nga qeveria dhe nga askush, pa të ardhura fare”, tha një qytetar.
 
“Kam 4 fëmijë të papunë, rrinë në shtëpi, as nuk kanë çfarë të hanë as kanë se çfarë bëjnë”,tha një tjetër qytetar.
 
Kjo është protesta e parë që organizohet në Elbasan. Edhe pse të paktë, aktivistët kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve elbasanas, të cilët kanë shprehur mbështetjen me fjalë por rrallë i janë bashkuar kësaj nisme në ditën e punëtorëve, që në shumicë po kalohet si një ditë pushimi zyrtare.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv