ELBASAN- Një 28- vjeçare në qytetin e Elbasanit është proceduar penalisht pasi akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

28- vjeçarja me inicialet K.K. i ka marrë 1000 euro një 33- vjeçari në këmbim të gjetjes së një vendi pune.

Ngjarja është regjistruar në muajin mars të vitit 2017.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan filluan proçedimin penal ndaj shtetases:
 
> K.K, 28 vjeçe banuese në Elbasan
 
Kjo shtetase në muajin Mars 2017 dyshohet ti ketë marrë 1000 Euro shtetasit K.D, 33 vjeç në këmbim të gjetjes së një vendi pune. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)