ELBASAN- Fenomeni i dhunës në familje në qytetin e Elbasanit ka ardhur në rritje muajt e fundit, duke u kthyer në një shqetësim për të gjithë. Që nga muaji janar deri tani në Drejtorinë e Policisë të Qarkut Elbasan evidentohen në total 110 femra të cilat kanë kryer denoncimet pranë kësaj drejtorie dhe nga këto, urdhri i mbrojtjes së lëshuar nga Gjykata e Elbasanit është 3.
Sipas Valbona Begut, zëdhënëse e policisë së Elbasanit, krahasuar me të njëjtën periudhë kohore të vitit të shkuar, numri i rasteve të dhunës në familje është në rritje.
“Gjatë vitit 2012 evidentohen 9 femra më shumë të dëmtuara për vepra penale, krahasaur me vitin e shkuar, si dhe 23 femra më shumë të evidentuara të dëmtuara nga raste pa kallëzim penal", shtoi zëdhënësja Begu.
Më tej ajo i bëri dhe një apel të gjithë qytetarëve të cilët ndjehen të dhunuar, sidomos grave dhe vajzave të dënoncojnë rastet të tilla pranë këtij institucioni pasi do të veprohet komfort ligjit.
Gjithashtu nga ana e kësaj drejtorie ka dhe një bashkëpunim me disa shoqata dhe qendra rehabilituese për trajtimin e të gjitha viktimave të dhunës në familje.
Dhuna në familje është një fenomen shqetësues dhe instancat përkatëse i përkrahin shumë këto raste, pasi ka patur dhe ngjarje ku ky lloj fenomeni është shoqëruar edhe me akte ekstreme deri në humbjen e jetës së tjetrit.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com