Elbasan, 13-vjeçarja shtatzënë
16-vjeçari s'pranon atësinë

Elbasan, 13-vjeçarja shtatzënë<br />16-vjeçari s'pranon atësinë
ELBASAN - Një 13-vjeçare ka mbetur shtatëzënë nga një 16-vjeçar. E mitura nga qyteti i Elbasanit, ka zbuluar se është shtatëzënë vetëm kur ka parë që barku i saj rritej. Të rinjtë nga Elbasani janë njohur disa muaj më parë dhe vazhdimisht kryenin marrëdhënie seksuale. Por, 13-vjeçarja pasi ka mbetur shtatëzënë i ka kërkuar të dashurit të saj 16-vjeçar që të mbante përgjegjësi për fëmijën.

Adoleshenti nuk ka pranuar atësinë e fëmijës dhe as të ketë më kontakte me të dashurën e tij. Kjo ka bërë që e mitura të denoncojë 16-vjeçarin R.T nga qyteti i Elbasanit. Në drejtorinë e policisë, vajza ka deklaruar se i dashuri i saj ka përfituar nga ajo, duke e lënë atë shtatëzënë. Sipas dëshmisë së 13-vjeçares, lidhja me të riun ka nisur disa muaj më parë.

Ajo ka deklaruar se kur i ka treguar 16-vjeçarit për faktin se ka mbetur shtatëzënë ai nuk ka dashur t'ia dijë për fëmijën e tyre. Për këtë arsye i është drejtuar policisë së Elbasanit, duke e denoncuar atë.

Menjëherë pas denoncimit të së miturës blutë e Elbasanit kanë arrestuar 16-vjeçarin R.T nga Elbasani nën akuzën e marrëdhënieve seksuale me të mitur. Sipas komunikimit zyrtar në 1 gusht është arrestuar në flagrancë shtetasit R.T i datëlindjes 17.09.1997 me banim në lagjen Vullnetari pasi ky shtetas në mënyrë të vazhdueshme ka kryer marrëdhënie seksuale duke lënë dhe shtatëzënë të miturën E.P i datëlindjes 24.03.2000 me banim në lagjen 11 Nëntori.

Ndaj tij u ngrit akuza në bazë të nenit 100 të Kodit Penal për marrdhënie seksuale me të mitur dhe materialet i kaluan prokurorisë së rrethit gjyqësor Elbasan. Ndërsa e mitura i është nënshtruar një vizite gjinekologjike. Sipas mjekëve 13-vjeçarja është tre muaj shtatëzënë.

Ndërkohë, policia ka marrë në pyetje edhe të arrestuarin i cili ka pranuar se ka kryer mardhënie seksuale me të miturën por nuk ka pranuar atësinë e fëmijës. Ai është justifikuar me faktin se dhe vetë është i vogël. Policia ka kërkuar që të paraqiten në komisariat edhe familjarë të 16 vjeçarit.
 
Shkrimi u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.03.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet moti për fundjavën

Kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet moti për fundjavën