ELBASAN - Dy grabitje banesash kanë ndodhur në harkun kohorë të dy ditëve në qytetin e Elbasanit, për të cilat policia vuri në pranga 3 persona.
Grabitja e parë ndodhi mbrëmjen e 29 qershorit kur kryefamiljari Ardian Peqini kishte shkuar me familjen për të darkuar në periferi të qyteti të Elbasanit.
Dy hajdutë kanë hyrë brenda shtëpisë së tij në lagjen “Beqir Dardha” dhe kanë vjedhur rreth 30 milonë lekë të vjetra. Në momentin e parë që ka mbërritur në shtëpi Ardian Peqini, ka parë dritaren e pasme të shtëpisë të shqyer dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Policia ka mundur t'i identifikojë dy grabitësit dhe ato janë: Astrit Hysenllari 41 vjec dhe Alensha Camcja 29 vjec të dy nga qyteti i Elbasanit. Operacioni u kodua me emrin, “Në ndjekje!
Në cilësinë e provës materialë, të dy autorëve të ngjarjes iu sekuestruan 20 milion lekë të vjetra.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia e Elbasanit, bëri arrestimin në flagrancë të Entol Osmani 22 vjeç pasi akuzohet se ka grabitur shtëpinë e kushuririt të tij, A.Osmani pranë lagjes “Luigj Gurakuqi”, në Elbasan. 22 vjecari ka grabitur një sasi të konsiderueshme floriri dhe rre 200 mijë lekë të vjetra.
Redaksia online
(sg/shqiptarja. com)