Elbasan, 220 emigrantë kërkojnë
informacion punësimi në sportele

Elbasan, 220 emigrantë kërkojnë<br />informacion punësimi në sportele
ELBASAN - Gjatë vitit 2013 në sportelin e Migracionit në Elbasan janë paraqitur rreth 220 emigrantë, të cilët kërkojnë informacion lidhur me kushtet e punësimit në vend. Krahasur me një vit më parë, ky numër është rritur me rreth 90 emigrantë më shumë, të cilët kanë shtuar rradhët e të papunëve në Elbasan.
 
Papunësia në Elbasan është në shifra alarmante, ku 33% e popullsisë, që ështe e aftë për punë, nuk është e punësuar. Sakaq, sot Elbasani njihet edhe si kryeqyteti i papunësisë. Specialisti i Marrëdhënieve të Punës dhe të Migracionit, Bledar Disho pohoi se, “numri i emigrantëve të kthyer në vend është më i madh se sa numri zyrtar, që japim ne".
 
Shumë emigrantë nuk paraqiten pranë sportelit tonë, sepse nuk kanë dijeni se çfarë shërbimesh ne iu ofrojmë emigrantëve të rikthyer”. Kryesisht emigrantët janë orientuar në fushat, ku ata kanë qenë të punësur në vendet ku kanë emigruar.
 
Sipas specialistit Disho, emigrantët kërkojnë të punësohen në sektorin e ndërtimit si: pllakashtrues, murator, bojaxhi etj. Disho u bëri thirrje të gjithë emigrantëve të kthyer në atdhe të marrin informacionin, që kërkojnë në sportelin e migracionit.
 
Që prej qershorit të vitit 2010 e deri në vitin 2015 po zbatohet strategjia kombëtare e emigrantëve të kthyer. Të gjithë emigrantët duhet të paraqiten pranë sportelit të migracionit për të marrë informacione të ndryshme me qëllim integrimin e tyre në atdhe.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator