ELBASAN - Një i ri nga Elbasani, ka rënë pre e goditjeve me thikë, plot 11 herë, mbrëmjen e së shtunës, pranë universitetit shtetëror “Aleksandër Xhuvani”. I plagosuri quhet Dardan Krasniqi, 25 vjeç.

Burime policore nuk kanë dhënë asnjë detaj në lidhje me shkaqet e ngjarjes apo emrin e autorit, ndërsa ka bërë me dije se e ka identifikuar atë dhe se është në kërkim të tij.

Motivet e ngjarjes nuk janë bërë ende të ditura ndërsa mësohet se i plagosuri është dërguar drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, në gjendje kritike për jetën.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)