E rëndë në Elbasan, 37-vjeçarja nënë e 2 fëmijëve vritet nga bashkëshorti, ishte me urdhër mbrojtjeje! Vetëm para pak ditësh denoncoi burrin dhunues

ELBASAN- Jetlira Elezi, 37-vjeçe mbeti e vdekur në vend pasi u godit me thikë nga bashkëshorti i saj 37-vjeçari Ramis Mici. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (30 korrik), në Elbasan në një banesë që çifti kishte marrë me qira në lagjen ‘Skëndërbej’. Pronarët e banesës ishin të parët që gjetën gruan e pajetë në mes të dhomës. Sipas pronarit Xhafer Zdrava, dhoma e gjumit ishte e mbushur me gjak, ndërsa 37-vjeçarja ishte gjetur e vdekur në afërsi të dhomës së ndenjës.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie, ndërsa 37-vjeçari e kishte dhunuar të ndjerën para disa ditësh dhe i kishte thyer telefonin. Jetlira kishte gjetur mënyrën për të telefonuar policinë për shkak të dhunës dhe Ramis Mici ishte shoqëruar nga efektivët e Elbasanit, por më pas ishte lënë i lirë. Burime nga prokuroria e Elbasanit thanë për gazetarin e Report Tv Ronaldo Gjoshi, se e 37-vjeçarja kishte kërkuar urdhër-mbrojtje dhe e kishte marrë atë. Në një reagim, policia sqaroi se i ishte kërkuar që të bënte kallëzim, por Elezi kishte kërkuar vetëm urdhrin e mbrojtjes pasi donte të qëndronte larg tij. Kur janë larguar nga komisariati, kanë qëndruar në apartamente të ndara.

Të dy vinin nga martesa të cilat kishin përfunduar në divorc dhe kishin nga dy fëmijë nga lidhjet e mëparshme. Jetlira mbante një nga fëmijët e saj, vajzën, ndërsa fëmijët e Ramisit mbahen nga ish e shoqja. Së fundmi 37-vjeçarja e kishte dërguar të bijën tek ish-bashkëshorti, ndoshta për faktin se ishin ndjerë të kërcënuara nga bashkëjetuesi i saj. Mësohet se të dy punonin, burri merrej me gipse ndërsa gruaja punonte në një Fast Food. Autori ishte nga fshati Selitë në Mollas, ndërsa viktima nga një fshat i Belshit.

Policia ndërkohë është vënë në ndjekje të autorit, ndërsa po vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:20
Elbasan/ 37-vjeçarja u vra nga bashkëshorti xheloz, policia: 4 ditë më parë kërkoi urdhër mbrojtje se i theu telefonin! Nuk pranoi të bënte kallëzim! Jetonin të ndarë pas konfliktit

1659208953_JETLIRA.jpg

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit këtë mëngjes pasi 37-vjeçari Ramis Mici goditi me thikë duke i shkaktuar vdekjen bashkëjetueses së tij Jetlira Elezi. Konflikti mes tyre kishte nisur prej kohësh. Policia e Elbasanit ka dhënë një sqarim lidhur me sherrin për motive xhelozie që i coi në komisariat rreth orës 21:30 më 26 korrik. Mici u shoqërua në polici sepse kishte thyer telefonin e bashkëshortes për motive xhelozie. Menjëherë u njoftua Zyra e Forumit të Dhunës ndaj Gruas ku si përfaqësues u paraqit avokati i identifikuar me inicialet E.Gj. Ndonëse Elezit iu kërkua të bënte kallëzim për dhunë në familje, kërkoi vetëm urdhër mbrojtje në mënyrë që të mos kishin kontakte me njeri-tjetrin. 

Në prezencë  të avokatit është plotësuar  formulari i vlerësimit të riskut si dhe kërkesë padia për urdhërin e mbrojtjes më datë 26.07.2022 dhe është dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan. Gjatë kohës që të dy kanë qenë në ambientet e Komisariatit të Policisë kanë qenë të qetë  dhe kanë komunikuar me njeri-tjetërin. Ramis Micit, gjatë  intervistës  iu shpjegua përgjegjësia ligjore dhe pas 10 orë si person i shoqëruar në Komisariat është lënë i lirë.

Të dy kanë qëndruar në apartamente të ndara nga momenti i konfliktit. Gjithashtu Jetlira Elezi është orientuar që të paraqitet tek Forumi i Gruas në Elbasan, si dhe është kontaktuar në datë 27.07.2022 me forumin e gruas e cila na deklaroi se ishte paraqitur dhe ishte e qetë psikologjikisht dhe nuk ka shfaqur shqetësime për situatën e krijuar. Nga ana e Ndihmës Specialistit të Policimit në Komunitet është marrë kontakt më datë 29.07.2022 në orën 12:30 me Elezin, e cila ka qenë e qetë dhe i ka shprehur se nuk ka patur probleme që prej ditës që ishte paraqitur në  Komisariat.

Po më datë 29.07.2022 është marrë kontakt dhe me Micin, i cili po ashtu ka qenë i qetë në lidhje me situatën. Të dyja palët janë njoftuar nga ana jonë për seancën gjyqësore për tu paraqitur në lidhje me kërkesë padinë si dhe kanë nënshkruar të dyja palët. Pas vrasjes, shërbimet e  Policisë janë vënë në ndjekje të Ramis Micit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ora 13:27
Çifti i vrasjes tronditëse në Elbasan, ja kush është Jetlira Elezi, që u ekzekutua gjatë natës nga bashkëjetuesi i saj

1659180517_fotooo.jpg

Personat që shihni në këtë  foto janë Jetlira Elezi dhe Ramis Mici. Jetlira u vra pikërisht nga bashkëjetuesi i saj Ramisi gjatë natës në lagjen “Skënderbej” në Elbasan.

Ora 09:42
Vrasja në Elbasan, 37-vjeçarja kishte kërkuar urdhër mbrojtje nga burri! Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për arsye xhelozie

1659161784_fotoo.jpg

Burime zyrtare për Report Tv nga prokuroria sqarojnë se 37-vjeçarja Jetlira Elezi, nuk ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje, ndërsa kishte bërë vetëm një kërkesë. Mësohet se të dy punonin, burri merrej me gipse, ndërsa gruaja punonte në një Fast-Food. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për arsye xhelozie. Autori ishte nga fshati Selitë në Mollas, ndërsa viktima nga një fshat i Belshit.

Ora 09:32
Të dy ishin të divorcuar dhe me fëmijë nga martesat e mëparshme, flet pronarja e banesës në Elbasan: 37-vjeçari përplasi derën me forcë pas vrasjes

 

Jetlira e Elezi mbeti e vdekur ditën e sotme pasi u qëllua për vdekje me thikë nga Ramis Mici, bashkëshorti i saj.

Çifti i pronarëve të cilët u kishin dhënë me qira banesën Ramis Micit dhe Jetlira Elezit, thanë se ato nuk kishin dëgjuar për zënkën mes tyre. Por vetëm në momentin kur 37-vjeçari ishte larguar pas krimit duke përplasur fort derën. Ato thanë se u zgjuan të trembur dhe se më pas kishin parë që dera ishte hapur dhe kur ishin futur në banesë kishin parë gruan të vdekur në mes të dhomës.

‘Nuk flisja shumë më të. Ajo ishte nga Selita, kurse ai nga Belshi. Vetëm para 5 ditëve. Nuk di gjë. Sa kanë ardhur tek unë nuk dimë gjë. Kishte urdhër-mbrojtje që para 4-5 ditësh që kur kishte një debat më para.  Më para nuk kam dëgjuar debat mes tyre. Ato nuk kishin mbushur 2 muaj këtu, unë isha në gjumë u tremba. Përplasi derën ai. Atëherë u zgjuam ne u trembëm- u shpreh Leme Zdrava.

‘Ne ishim në gjumë, por u përplas dera dhe u zgjuam. Kur dolëm pamë që ishte dera e hapur dhe drita ndezur. Ajo ka pasur urdhër-mbrojte. Gocën që kishte nga martesa e parë e kishte dërguar tek shtëpia e ish-bashkëshortit të aj këto ditët e fundit.’- u shpreh pronari i banesës Xhafer Zdrava.

Ora 08:28
‘Ishte mbushur shtëpia plot me gjak’, rrëfehet pronari i banesës ku jetonte çifti në Elbasan: Gruaja ishte me urdhër-mbrojtje

Pronari i banesës që u kishte dhënë shtëpinë me qira çiftit Ramis Micit dhe Jetlira Elezit në një interviste për Report Tv ka treguar se ngjarja ka ndodhur në orën 1 pas mesnate dhe ka gjetur viktimën të mbuluar me gjak. Ai ka treguar se disa ditë më parë policia kishte qenë në banesën e tyre, pasi 37-vjeçari kishte dhunuar Jetlira Elezin. Kjo e fundit i kishte treguar bashkëshortes së tij se ka urdhër mbrojtje. Të dy kishin qenë të divorcuar dhe më nga dy fëmijë, ndërsa së fundmi kishin lidhur martesë së bashku.

‘Ishte ora 1 pa 10 u hap dera dhe e pamë që ai doli rrugës me hapa të ngadaltë. Me thotë gruaja që dera ishte hapur. Ajo ishte e vdekur në mes të dhomës kishte gjak në gjithë dhomën. Mora policinë në telefon, erdhi policia bëri punën e vet. Se për çfarë u zunë nuk e dimë. Erdhi edhe më parë policia para 3-4 ditwsh, se ajo ishte ankuar se ai e kishte rrahur. Mori të shoqin i vuri hekurat.

Ajo i kishte thënë gruas se kam urdhër mbrojtje, a kishte ajo ne nuk dimë gjë?!  Ai ka bërë debate! Prej dy muajsh jetonin këtu. Ajo ka qenë e divorcuar me burrin e parë dhe ka dy fëmijë. Edhe ky i divorcuar me dy fëmijë, fëmijët ja ka mbajtur e shoqja. Kanë bërë edhe celebrim. Ramizi përditë shkonte në punë edhe ajo punonte.’- tha për Report Tv, Xhafer Zdrava.

Ora 07:58
Ky është 37-vjeçari që goditi për vdekje me thikë bashkëjetuesen në Elbasan

1659161784_fotoo.jpg

37-vjeçari që shihni në foto është Ramis Mici, i cili goditi disa herë me thikë bashkëjetuesen e tij. 37-vjeçarja Jetlira Elezi ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me thikë. Policia sakaq është vënë në ndjekje të tij.

 

Ora 07:25
U godit për vdekje me thikë nga partneri, kush është viktima dhe autori

Zbardhet identiteti i plotë i 37-vjeçares që humbi jetën pasi u godit për vdekje me thikë nga bashkëjetuesi i saj. Report Tv mësohet se bëhet fjalë për Jetlira Elezin, e cila u godit për vdekje nga bashkëjetuesi i saj Ramis Mici.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ganiu: 30/07/2022 18:10

    policia e leshit me urdhra ndalimi ....a zbatohet a nuk zbatohet smerret njeri ....dhe pastaj ndodhin keto ngjarje .....ai shtet bananesh prej 32 vjetesh ......nuk behet

    Përgjigju
  • Gjyli: 30/07/2022 11:42

    Ue ça SHREKU.ky e ka vendin brenda ne qeli ndyeresira.

    Përgjigju
  • Max: 30/07/2022 11:18

    Shqipet keshtu e kan he sot he neser do vij dita kur do e bejne nje budallek

    Përgjigju
  • O njerez: 30/07/2022 08:39

    Kujdes me ke rrini e bashkjetoni duket ne fytyre ky ca mostre esht . Dallohen njerzit mos merrni ne qaf veten

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)