Elbasan/ 37-vjeçarja u vra nga bashkëshorti xheloz, policia: 4 ditë më parë kërkoi urdhër mbrojtje se i theu telefonin! Nuk pranoi të bënte kallëzim! Jetonin të ndarë pas konfliktit

Elbasan/ 37-vjeçarja u vra nga bashkëshorti xheloz, policia: 4 ditë më parë kërkoi urdhër mbrojtje se i theu telefonin! Nuk pranoi të bënte kallëzim! Jetonin të ndarë pas konfliktit

1659208953_JETLIRA.jpg

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit këtë mëngjes pasi 37-vjeçari Ramis Mici goditi me thikë duke i shkaktuar vdekjen bashkëjetueses së tij Jetlira Elezi. Konflikti mes tyre kishte nisur prej kohësh. Policia e Elbasanit ka dhënë një sqarim lidhur me sherrin për motive xhelozie që i coi në komisariat rreth orës 21:30 më 26 korrik. Mici u shoqërua në polici sepse kishte thyer telefonin e bashkëshortes për motive xhelozie. Menjëherë u njoftua Zyra e Forumit të Dhunës ndaj Gruas ku si përfaqësues u paraqit avokati i identifikuar me inicialet E.Gj. Ndonëse Elezit iu kërkua të bënte kallëzim për dhunë në familje, kërkoi vetëm urdhër mbrojtje në mënyrë që të mos kishin kontakte me njeri-tjetrin. 

Në prezencë  të avokatit është plotësuar  formulari i vlerësimit të riskut si dhe kërkesë padia për urdhërin e mbrojtjes më datë 26.07.2022 dhe është dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan. Gjatë kohës që të dy kanë qenë në ambientet e Komisariatit të Policisë kanë qenë të qetë  dhe kanë komunikuar me njeri-tjetërin. Ramis Micit, gjatë  intervistës  iu shpjegua përgjegjësia ligjore dhe pas 10 orë si person i shoqëruar në Komisariat është lënë i lirë.

Të dy kanë qëndruar në apartamente të ndara nga momenti i konfliktit. Gjithashtu Jetlira Elezi është orientuar që të paraqitet tek Forumi i Gruas në Elbasan, si dhe është kontaktuar në datë 27.07.2022 me forumin e gruas e cila na deklaroi se ishte paraqitur dhe ishte e qetë psikologjikisht dhe nuk ka shfaqur shqetësime për situatën e krijuar. Nga ana e Ndihmës Specialistit të Policimit në Komunitet është marrë kontakt më datë 29.07.2022 në orën 12:30 me Elezin, e cila ka qenë e qetë dhe i ka shprehur se nuk ka patur probleme që prej ditës që ishte paraqitur në  Komisariat.

Po më datë 29.07.2022 është marrë kontakt dhe me Micin, i cili po ashtu ka qenë i qetë në lidhje me situatën. Të dyja palët janë njoftuar nga ana jonë për seancën gjyqësore për tu paraqitur në lidhje me kërkesë padinë si dhe kanë nënshkruar të dyja palët. Pas vrasjes, shërbimet e  Policisë janë vënë në ndjekje të Ramis Micit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Lajmi kryesor:

E rëndë në Elbasan, 37-vjeçarja nënë e 2 fëmijëve vritet nga bashkëshorti, ishte me urdhër mbrojtjeje! Vetëm para pak ditësh denoncoi burrin dhunues


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione