ELBASAN- Rreth 42 familje të lagjes “Katund i Ri” në komunën Bradashesh në rrethin e Elbasanit, prej 10 ditësh vuajnë mungesën totale të energjisë elektrike, dhe si pasojë edhe të ujit të pijshëm për shkak të mosfunksionimit të pompave. Një defekt në sistemin e shpërndarjes po bën që këta banorë të enden nga një zyrë në tjetrën pa mundur të marrin një zgjidhje.
Sipas banorëve të komunës Bradashesh, në zyrat e CEZ u është kërkuar të mbledhin para për riparimin e defektit.
Edhe pse janë pagues të rregullt të energjisë elektrike, këto familje nuk po gjejnë një zgjidhje për problemin e tyre. Ata kërcënojnë se do të nisin protestat duke bllokuar aksin nacional që lidh Elbasanin me Tiranën dhe nuk do të dërgojnë fëmijët në shkollë, pasi fëmijët e tyre nuk mund të mësojnë në terr.
Banorët i bëjnë thirrje CEZ të ndërhyjë, pasi komuniteti e ka të pamundur të paguajë një defekt, që sipas tyre kushton 20 milionë lekë të vjetra.
/Shqiptarja.com