Episodi është verifikuar mbrëmjen e djeshme, kur shtetasi me inicialet B.L kishte shkuar në banesën në pronësi të tij, por që është e pabanuar. Mbi oxhak ai ka gjetur granatën, e llojit difensive dhe e montuar me ndezës, si dhe letrën e shkruar.
Pronari i shtëpisë ka lajmëruar policinë, e cila ka sekuestruar granatën dhe letrën në cilësinë e provës materiale dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve.
Materialet i kanë kaluar edhe prokurorisë së rrethit, për hetime për kryerjen e veprës penale të “kanosjes” dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com










