ELBASAN- Një 54-vjeçar është dëmtuar në punë në një firmë private. 54-vjeçari A. K., ka rolin e shoferit, ndërsa pas lëndimit është jashtë rrezikut për jetën, por bashkëshortja e tij ka bërë kallëzim.
Policia ka vënën nën hetim në gjendje të lirë administratorin e firmës për veprat penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "Moskallëzimi i krimit".
Po ashtu, në hetim janë vënë edhe E. J., 41 vjeç, me detyrë mjek në spitalin rajonal të Elbasanit, për veprën penale "Neglizhenca në trajtimin mjekësor"; -I. I., 49 vjeç dhe E. H., 29 vjeçe, pjesë e stafit mjekësor të spitalit rajonal të Elbasanit, si dhe B. P., 49 vjeç, punonjës për ruajtjen e sigurisë fizike të këtij spitali, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit";
“Ndaj këtyre shtetasve ka bërë kallëzim shtetasja L. K., 41 vjeçe, se gjatë procesit të punës në firmën që administrohet nga shtetasi B. Xh., është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën, bashkëshorti i saj, shtetasi A. K., 54 vjeç, banues në Elbasan (shofer në këtë firmë). Gjithashtu, 41-vjeçarja ka pretenduar nëpërmjet kallëzimit të saj, se stafi mjekësor i spitalit rajonal të Elbasanit, i turnit kur është paraqitur për të marrë mjekim shtetasi A. K., ka neglizhuar dhënien e asistencës mjekësore për bashkëshortin e saj”, njofton policia.
Vijojnë veprimet hetimore me qëllim verifikimin e plotë ligjor të këtij kallëzimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush, a duhet që KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës?
-
Po
62.6%
-
Jo
32.1%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 3128
Lajme të tjera
-
Siguronin dru në kundërshtim me ligjin dhe nuk deklaronin të ardhurat, goditen dy subjekte ekonomike në Elbasan! Nën hetim pronarët e tyre
30 Shtator, 14:41
-
Tragjedi në Greqi, ndërron jetë 50-vjeçarja shqiptare, pritet nga makineria e mishit! Ngjarja në sy të vajzës së saj, arrestohet pronari i dyqanit
30 Shtator, 07:42
-
Ndezën zjarr në tokat e tyre, por situata u doli jashtë kontrolli! Vihen nën hetim dy 'piromanët' në Elbasan
29 Shtator, 13:32
-
Përplasi për vdekje shoferin e motorit 1 vit më parë, prangoset 32-vjeçarja në Elbasan! E dënuar me 3 vite burg
29 Shtator, 13:19
-
Të formuar për elitën, flet për Report Tv sulmuesi që i dha kreun AF Elbasanit: Rival kemi vetëm veten, s'jemi ende në 100 përqind
29 Shtator, 13:14
-
I shpallur në kërkim si pjesë e një grupi trafikantësh, në pranga 34-vjeçari në Elbasan! Shkon në 56 numri i të arrestuarve
29 Shtator, 11:13
-
Abuzoi me fondet e klubit sportiv Sopoti, arrestohet ish-nënkryetari i Bashkisë Librazhd
28 Shtator, 13:36
-
Paketa e sigurisë në shkolla, Balla nga Elbasani: Nuk duhet të lejojmë askënd të bëjë biznes me shëndetin e nxënësve
28 Shtator, 08:40
-
Vdekja e kamerierit 17-vjeçar në Sarandë një muaj më parë, arrestohet pronari i lokalit ‘Orange’
27 Shtator, 15:40
-
U kapën teksa drejtonin motorët pa patentë, vihen në pranga gjashtë shoferë në Belsh
27 Shtator, 15:28
-
‘Të rrisim zbulueshmërinë e akteve kriminale’, Balla nga Elbasani: Policia duhet të kontrollojë çdo makinë për armë
27 Shtator, 14:42
-
Plagoset punëtori në një minierë në Bulqizë, nën hetim brigadieri dhe inxhinieri
26 Shtator, 11:34