ELBASAN-  Një grua e moshës 60 vjeçare është hedhur nga kati i 4-t i një pallati në lagjen “Partizani” mëngjesin e sotëm. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 09:00.
 
Policia identifikoi viktimën si Lirie Sanko, 60 vjeç. Zyrtarisht policia deklaron vetëm se viktima është hedhur nga kati i 4-t i pallatit. Sipas policisë dyshohet se kemi të bëjmë me pistën e vetëvrasjes por nuk përjashtohen pistat e tjera të hetimit.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)