ELBASAN - Të rrënuar nga skamja dhe varfëria, 70 familje në lagjen “Dyli Haxhire” të Elbasanit, prej gati dhjetë vitesh kanë probleme me mungesën e ujit të pijshëm.
Edhe pse lagjia është afër qytetit të Elbasanit, mungesa e kujdesit dhe e vëmendjes së pushtetit lokal ka shkaktuar një situatë tepër të ndërlikuar për këta banorë.
Të ardhur nga zona të thella nga periferia e Elbasanit banorët e lagjes N.SH.U. (siç njihen ndryshe) shprehen të harruar në një zonë e cila ndodhet shumë pranë qytetit dhe që ka mundësi reale për t’u furnizuar me ujë të pishëm.
Ndërkaq, banorët shprehen të indinjuar për harresën e bërë nga pushteti qendror dhe ai vendor dhe ajo c’ka është më paradoksalja në këtë situatë është se faturat e ujit vijnë cdo fillim muaji për familjet, që nuk kanë ujë në rubinetat e tyre dhe kjo situatë vazhdon prej shumë vitesh.
“Me bidona në duar dhe me kova si në mesjetë banorët mbushin ujë ku të munden.
Jemi në kërkim të ujit dhe gjëmojmë ujin ngado që është”, - shprehet një banor i moshuar i lagjes “Dyli Haxhire”. Tubacionet e ujit të pijshëm janë pothuajse jashtë funksioni dhe janë të ndërtuar, që nga koha e komunizmit, duke u bërë kjo pengesë për banorët, që të furnizohen normalisht me ujë të rrjedhshëm, por edhe shkaktar të përhapjes së infeksioneve të ndryshme, që shkaktohen nga mungesa e ujit.
Edhe pse disa vite më parë është bërë një investim nga një donacion i huaj për banorët e N.SH.U.-së, por ky projekt nuk u zbatua asnjëherë.
Pavarësisht se situata e rënduar e kësaj lagjie, është bërë herë pas here pjesë e kronikave të ndryshme të A1 Report! ende vazhdon të gjejë neglizhencën totale të organeve të pushtetit vendor.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com