Rreth 8 fshatra, ku janë edhe 30 biznese kanë mbetur pa energji elektrike mbrëmjen e sotme në njësinë administrative Tregan të Elbasanit.
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se shkak është bërë rrëzimi i një shtylle elektrike. Sipas banorëve të zonës, shtylla është rrëzuar si pasojë e amortizimit.
Ndërkohë ende nuk ka informacion se sa kohë do të marrë riparimi i defektit dhe se sa kohë do të qëndrojnë qytetarët pa energji elektrike.
Banorët e zonës thonë se kanë njoftuar Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.









Komente
Komento