ELBASAN- Rreth 80 familje në fshatin Thanë të komunës Gjergjan, prej 8 ditësh përballen me mungesën e energjisë elektrike. Shkak i ndërprerjes së energjisë është bërë vjedhja e transformatorit të fshatit nga persona ende të paidentifikuar, duke e lënë në errësirë totale një fshat të tërë.
Sipas banorëve të fshatit Thanë, problemi i tyre nuk po gjen zgjidhje, ndonëse u janë drejtuar zyrave të CEZ-Shpërndarjes në Elbasan.
Duke reaguar ndaj kësaj situate të krijuar prej disa ditësh, banorët kanë paralajmëruar protesta, duke bllokuar rrugën që lidh Elbasanin me Cerrikun.

(Në foto: Fëmijet duke mësuar me dritën e qiririt)
Redaksia Online
(e.s/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com