Elbasan/ E rëndë në fshatin Pajovë, përplasen dy makina! Njëra humb kontrollin dhe përplas për vdekje fëmijën 10 vjeçar që po rrinte në trotuar! Shoqërohen dy drejtuesit

ELBASAN - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin, teksa dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Njëra prej tyre ka humbur kontrollin  duke dalë  nga rruga dhe ka përplasur për vdekje një fëmijë 10 vjeçar që po rrinte në trotuar.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Pajovë, ndërsa në komisariat janë shoqëruar drejtuesi i mjetit.

Paraprakisht dhe nga dëshmitë e banorëve që kanë qëlluar aty pranë kur ndodhi aksidenti, dyshohet se shkak i këtij aksidenti tragjik është shpejtësia e lartë e njërit prej automjeteve, sipas raportimeve të gazetarit Ronaldo Gjoshi.

'Rreth orës 14:10, në aksin rrugor "Elbasan-Peqin", në fshatin Pajovë, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin M. P., 39 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin M. S., 45 vjeç. Nga përplasja, shtetasi M. P. ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka përplasur një të mitur 10-vjeçar që ka qenë duke lëvizur në anë të rrugës. Si pasojë e përplasjes, i mituri ka humbur jetën.

Të dy drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.', njofton policia.

Megjithatë mbetet ende për tu verifikuar nga policia, teksa prej aksidentit janë shkaktuar edhe dëme materiale në një ambjent privat.

Policia dhe grupi hetimor është në vendngjarje dhe po kryen procedurat.

Lajmi ne perditesim…

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zamir: 31/10/2024 17:00

    Po si nuk kane turp hecin ne qendra te banuar me shpejtesi... dhe lajmi i juaj "humbi kontrollin". Turp per ju qe e jepni lajmon keshtu... thoni qe ishte mbi shpejtesine e lejuar dhe varje ne litare se kam marre jeten e nje femije

    Përgjigju
  • ouuu: 31/10/2024 15:58

    ou ca po ndodh o popull idiot, sahanlepires, spiun puthadoraz letyre... po boll mo se me kete ritem nuk do ngelet shqiptar ne kembe kur do behemi njerez ne... eshte bere per te ikur naten nga ky vend i qelbur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Raporti i Progresit për Maqedoni e Veriut, Mickocki: Asnjë përgjegjësi për ngecjen e procesit dhe negociatave!

Raporti i Progresit për Maqedoni e Veriut, Mickocki: Asnjë përgjegjësi për ngecjen e procesit dhe negociatave!