Në këtë aksident ka humbur jetën 54-vjeçarja Reka Peka, e cila u aksidentua nga një motor me targa greke “ZXE 173” i cili drejtohej nga 21-vjecari Xhuljano Hysa. Peka është përplasur nga motori në momentin që po kalonte rrugën nga njëri krah në tjetrin.
54-vjeçarja Peka gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa 21-vjeçari që e aksidentoi u arrestua nga efektivët e policisë dhe u dërgua në komisariat, ku edhe u mor në pyetje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
(eç/shqiptarja.com)
