Elbasan/ Ra në greminë 100 metra poshtë, humb jetën kryeplaku në fshatin Vasjan! Ministria çoi helikopter për ta shpëtuar

ELBASAN-  Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shushicë, ku një 56-vjeçar ka rënë nga gremina teksa pastronte një kanal vaditës dhe ka humbur jetën.

Viktima është identifikuar si Nazmi Boja, kryetar i fshatit Vasjan.

Gjatë pastrimit të kanalit ai ka rrëshkitur dhe ka rënë në greminë me thellësi 100 metra. Fillimisht ai është gjetur i gjallë nga autoritetet dhe të afërmit e tij, por nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. 

Gjetja e 56-vjeçarit në vendin ku kishte rënë u bë e mundur pas disa orësh kërkime nga Ekipet e zjarrfikëses së Elbasanit, Emergjecat Civile dhe ekipet e Alpinizmit të Kerkim Shpëtimit Malor.

"Rreth orës 10:30, në terrenin malor të fshatit Fush Bull, shtetasi N. B., 59 vjeç, banues në fshatin Polis, gjatë kohës që ka qenë duke rregulluar kanalin vaditës të fshatit, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur.

Shërbimet e  Policisë, zjarrfikësit, alpinistët dhe ekipi i urgjencës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Për shkak të terrenit ka shkuar edhe helikopteri, për të bërë të mundur nxjerrjen e këtij shtetasi. 

Për shkak të dëmtimeve shtetasi N. B. nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën në helikopter",-njofton policia. 
 

Ministri  Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me vdekjen tragjike të kryeplakut, duke sqaruar se për gjetjen e tij ishte mobilizuar edhe një helikopter i Forcave të Armatosura. 

“Helikopteri i FA iu bashkua operacionit për të shpëtuar kryeplakun e fshatit Vasjan në njësinë administrative Shushicë, në Elbasan Nazmi Boja, i cili ishte rrëzuar në një thellësi prej 100 m. Megjithë ndërhyrjen e shpejtë të forcave, në një terren të vështirë, fatkeqësisht kryeplaku u gjend i pajetë. Ngushëllime familjes Boja për humbjen e të dashurit të tyre”,-është shprehur ai. 

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median