ELBASAN - Nënë e bijë kanë mbetur të plagosura rëndë, pas një aksidenti me automjetin e tyre në autostradën Elbasan-Metalurgji. Ngjarja u shënua paraditen e sotme në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Bradasheshit. Sipas të dhënave nga policia e Elbasanit, të plagosura janë Alma Vasku 45 vjeç dhe vajza e saj, e cila ishte edhe drejtuesja e mjetit me targa KJ 8164 A.
Mësohet se nënë e bijë ishin nga Kavaja. Mjekët thonë se 45-vjeçarja është në gjendje kritike për jetën, si pasojë e plagëve të marra, ndërsa vajza është jashtë rrezikuar për jetën.
Sipas policisë, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën po lëvizte mjeti i aksidentuar.
Sipas dëshmitarëve makina pasi ka dalë nga rruga ka bërë disa saltro në ajër dhe është përplasur me murin e një banesë në anë të autostradës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com