ELBASAN-Një aksident me një të plagosur është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin e Zaranikes ku mjeti me targa AA 812 BF me drejtues L.K 24-vjeç, banues në Elbasan është përplasur me mjetin tip Ford me drejtues M.L 27-vjeç, banues në fshatin Kusarth.
 
Si pasoje është dëmtuar drejtuesi i mjetit Ford shtetasi M.L i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 
Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore e procedurale.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com